A qëndron Albin Kurti prapa shkarkimit të saj? Kështu përgjigjet Valdete Daka

Në pyetjen e gazetarëve se a mendon se prapa shkarkimit të saj, qëndron vendimi për moslejimin e kandidimit të Kurtit dhe të tjerëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, Valdete Daka u përgjigj kështu: “Unë i thash të gjitha në këtë adresim, jeni dëshmitarë të asaj që ka ndodhë prej 22 janarit e tutje, prej atij […]
Në pyetjen e gazetarëve se a mendon se prapa shkarkimit të saj, qëndron vendimi për moslejimin e kandidimit të Kurtit dhe të tjerëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, Valdete Daka u përgjigj kështu:
“Unë i thash të gjitha në këtë adresim, jeni dëshmitarë të asaj që ka ndodhë prej 22 janarit e tutje, prej atij momenti kur kemi vendosur të zbatojmë aktgjykimin e Kushtetueses, që nga ai moment jam në shënjestër të disa personaliteteve, ju tashmë i dini”, ka thënë Daka.
“Nuk është shumë vështirë me e gjetë porositësin e këtij vendimi, që nga 22 janari kam qenë cak i fushatës, i linçimit, kam qenë target publik për të gjithë ata që kanë konsideru se unë jam duke punu në kundërshtim me atë se cka kanë mendu se duhet të ndodhë në KQZ”, ka thënë Daka./Periskopi/
Daka: Presidentja përmbushi kërcënimin, më shkarkoi me vendim jokushtetues dhe qesharak
Kryetarja e shkarkuar e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se vendimi i Presidentes për shkarkim, është vendim jokushtetues, jo ligjor dhe për më tepër qesharak.
“Dje me vendimin e saj, presidentja e Kosovës ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin për shkarkimin tim. Ky është një vendim jokushtetues dhe i pambështetur në ligj. Vendimi për shkarkimin tim, është i paligjshëm, kontradiktor dhe qesharak. Të akuzohem për mospunë dhe vendime kolegjiale, është vendim i porositur. Ky vendim ishte i përgatitur më herët”, ka thënë Daka. /Periskopi/












