39 vjeçari rus u gjend i vdekur në banesë, fqinja në Shëngjin: S’hynim dot në shtëpi, mendonim se ishte era e plehrave

Forca të shumta policie gjenden në banesën e shtetasit E.N i cili dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë. Policia beson paraprakisht se i ndjeri me shtetësi ruse ndërroi jetë për shkak të përdorimit të substancave narkotike dhe pijeve alkoolike. Një prej fqinjeve të tij deklaroi për mediat se e ka të pamundur […]
Forca të shumta policie gjenden në banesën e shtetasit E.N i cili dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë.
Policia beson paraprakisht se i ndjeri me shtetësi ruse ndërroi jetë për shkak të përdorimit të substancave narkotike dhe pijeve alkoolike.
Një prej fqinjeve të tij deklaroi për mediat se e ka të pamundur të futet në banesë për shkak të aromës së rëndë pasi dyshohet se viktima ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe u gjet vetëm mbrëmjen e djeshme.
Ndjenim aromë të keqe, por menduam se ishte prej plehrave”, tha fqinja.
Pavarësisht kësaj, policia nuk ka mundur të lëvizë trupin e tij për në morg pasi nuk ka mjetet e nevojshme për transportimin e kufomave të dekompozuara












