37 deputetë të VV-së kanë vetura në vlerë 685 mijë euro: Më e shtrenjta një Audi A8L me 50 mijë euro

Publikimi i deklarimeve të pasurisë nga zyrtarët e lartë të institucioneve në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka bërë që të kuptohen më mirë edhe narrativat politike në Kosovë. Një pjesë interesante ishte edhe ajo e veturave. Periskopi shqyrtoi vlerën e përgjithshme të veturave të deputetëve të partisë në pushtet, Vetëvendosjes, dhe e cila doli se ishte […]
Periskopi shqyrtoi vlerën e përgjithshme të veturave të deputetëve të partisë në pushtet, Vetëvendosjes, dhe e cila doli se ishte e konsiderueshme.
Partia politike e udhëhequr nga Albin Kurti – kryeministër – ka avokuar vazhdimisht kundër pabarazisë dhe në mbrojtje të qytetarëve të varfër duke denoncuar pasanikët e vendit. Por ja që, në bazë të standardit të vendit tonë, edhe shumica prej tyre dolën të ishin pasanikë.
37 deputetë të Vetëvendosjes kanë vetura në vlerë prej 685 mijë e 500 eurove në total. Nëntë deputetë të tjerë nuk kanë deklaruar asnjë veturë. Ndërsa deputetët e tjerë nuk ka qenë e mundur të shqyrtohen nga Periskopi.
Deputeti me veturën më të shtrenjtë është Gramos Agusholli. Vetura e tij vlen 50 mijë euro dhe është Audi A8L
Deputeti Mirsad Shkreta është në vend të dytë, me njërën veturë që i vlen 25 mijë euro por firmën e të cilës nuk e ka treguar.
Deputetja Vasfije Blair e ka deklaruar një veturë të bashkëshortit në vlerë prej 23 mijë eurosh, dhe një tjetër në pronësi të përbashkët në vlerë prej 16 mijë eurove.
Është deputetja që kaloi nga PDK në VV që ka deklaruar 5 vetura, disa në emër të biznesit, që vlejnë gjithsej 166 mijë euro.
Haki Abazi ka deklaruar po ashtu tri vetura të markës Audi. Më të shtrenjtën e vozit vetë, dhe e cila vlen 20 mijë euro dhe është Audi A8.
Veturë 20 mijë euro ka edhe Haxhi Avdyli.
Rasti më i çuditshëm është ai i Vendenis Lahut, i cili ka deklaruar një veturë por çmimin e të cilit e ka vendosur 0 euro e 00 cent. /Periskopi
Deputetët e shqyrtuar në AKK:
Adelina Grainca – 166 mijë euro, 5 vetura
Adnan Rrustemi – 7 mijë euro, 1 veturë
Adriana Matoshi – 3 mijë euro, 1 veturë
Agon Batusha – 17 mijë e 500 euro, 2 vetura
Alban Bajrami – 15 mijë euro, 1 veturë
Alban Hyseni – 10 mijë e 700 euro, 2 vetura
Arbër Rexhaj – 0 euro, 0 vetura
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni – 11 mijë euro, 1 veturë
Ardian Gola – 6450 euro, 1 veturë
Artan Abrashi – 0 euro, 0 vetura
Avni Dehari – 5 mijë euro, 1 veturë
Besim Muzaqi – 8 mijë euro, 1 veturë
Eman Rrahmani – 0 euro, 0 veturë
Enver Dugolli – 11 mijë euro, 2 vetura
Enver Haliti – 21 mijë euro, 3 vetura
Gazmend Gjyshinca – 0 euro, 0 vetura
Glauk Konjufca – 0 euro, 0 vetura
Gramos Agusholli – 56 mijë euro, 2 vetura [Veturë Audi A8L, 50 mijë euro]
Doarsa Kica-Xhelili – 10 mijë e 500, 1 veturë
Dimal Basha – 7 mijë euro, 1 veturë
Drita Millaku – 0 euro, 0 vetura
Driton Hyseni – 10 mijë euro, 2 vetura
Fatmir Humolli – 12 mijë euro, 1 veturë
Fatmire Kollçaku – 7 mijë euro, 1 veturë
Fitim Haziri – 10 mijë e 500, 2 vetura
Fitim Uka –9 mijë euro, 1 VETURË
Fitore Pacolli – 8 mijë e 500 euro, veturë audi
Fjolla Ujkani – 41 mijë euro, dy vetura [prindit]
Mefail Bajqinovci – 14 mijë euro, një veturë
Mimoza Kusari Lila – 9 mijë euro, GLK Mercedes [bsh]
Mirsad Shkreta – 28 mijë euro dy vetura [25 mijë njëra]
Haki Abazi – 29 mijë, tri vetura [njëra 20 mijë]
Haxhi Avdyli – 36 mijë euro, dy vetura [20 mijë njëra]
Jahja Kokaj – 6700 euro, dy vetura
Jeta Statovci – 9 mijë e 900 euro, një veturë
Jetmire Vrenezi – 7 mijë euro, veturë
Tinka Kurti – 4 mijë e 600 euro, një veturë
Labinotë Demi – Murtezi – 9500 euro, tri vetura
Luan Aliu – 12 mijë euro, një veturë
Valon Ramadani – 20 mijë e 500 euro, dy vetura [15 mijë njëra]
Vasfije Blair – 39 mijë euro, dy vetura – njëra 23 mijë
Vendenis Lahu – 0.00 një veturë e 2017
Visar Korenica – 4 mijë euro, një veturë
Salih Zyba – 3250m një veturë
Yllza Hoti – 0euro, 0 vetura
Saranda Bogujevci 0 euro, 0 vetura












