3 vjeçari gjendet mrekullisht i gjallë në ujë, pas mbytjes së të dy prindërve

3 vjeçari gjendet mrekullisht i gjallë në ujë, pas mbytjes së të dy prindërve

Një djalë 3-vjeçar ka mbijetuar thuajse për një ditë në një gomone në ujë, pasi të dy prindërit e tij tragjikisht ishin mbytur gjatë një stuhie në një liqen në Rusi. Tre-vjeçari Fedya, u gjet pa ndjenja brenda gomones në liqenin e Lindjes së Largët ruse, pranë kufirit me Korenë e Veriut. Gjetja e tij […]

Tre-vjeçari Fedya, u gjet pa ndjenja brenda gomones në liqenin e Lindjes së Largët ruse, pranë kufirit me Korenë e Veriut.

Gjetja e tij nisi kërkimet për prindërit që kishin qenë me të Cristina Podareva 31 vjeçe, e Andrey Savochkin 41, të cilat përfunduan tragjikisht me gjetjen e trupave të tyre.

Mediat vendase raportonin se fëmija i tha gjyshes se prindërit ishin mbytur para tij.

Fjalët e fundit të Cristinas kishin qenë këshillat që Fedya të priste derisa të vinin grupet e ndihmës.

Besohet se prindërit e Fedya kishin rënë nga barka gjatë stuhisë, por kishin arritur të mësonin djalin të fikte motorin.

Ende mbetet e paqartë se çfarë saktësisht ndodhi me familjen tragjike në liqenin Khanka në rajonin e lindjes së largët ruse Primorsky Krai, dhe sesi Fedya arriti të mbijetonte.

Çifti njiheshin si peshkatarë me eksperiencë, që i kishin mësuar djalit të tyre dashurinë për aktivitetet e ujit që prej moshës së vogël.

Djali u gjet i vetëm pa ndjenja në gomone pas gati 24 orë nga ndarja prej prindërve, të cilët me sa duket nuk kishin arritur të riktheheshin në barkë pas rënies në ujë.

Hetuesit thonin se mbijetesa e tij është një mrekulli.

Një nga teoritë është se barka po lundronte me shpejtësi teksa ka goditur diçka që shkaktoi rënien e dy të rriturve.

Djali është dërguar në spital, dhe nuk ka folur përveç disa fjalëve që i ka thënë gjyshes së tij.

Miku i familjes Dmitry Ivanov tha: “Me sa duket nëna e tij tundte krahët në ujë teksa mbytej duke i thënë të shtypte një buton. Me sa kuptoj unë, po i kërkonte të fikte motorin”.

Hetuesit po presin rekuperimin e plotë të të voglit për më shumë informacione mbi ngjarjen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?