15 elefantët e egër mbërthejnë miliona njerëz në rrugëtimin epik: Pse po shpërthejnë konfliktet elefant-njeri?

15 elefantët e egër mbërthejnë miliona njerëz në rrugëtimin epik: Pse po shpërthejnë konfliktet elefant-njeri?

Dhjetra dronë po këqyrin nga përmbi 15 elefantët e egër aziatikë për çdo sekondë. Ngado që shkojnë janë të shoqëruar nga policia që ju vjen pas me frikë. Dhe kur hanë, apo flenë, shikohen nga miliona vetë online. Për më shumë se një javë, Kina është mbërthyer nga një sensacion i ri i internetit: tufa […]

Për më shumë se një javë, Kina është mbërthyer nga një sensacion i ri i internetit: tufa prej 15 elefantësh plaçkitës, që janë të mëdhenj, që kanë humbur që po shkatërrojnë çka po gjejnë përpara në jugperëndim të vendit.

Miliona vetë janë kyçur në pamjet live të elefantëve që kanë udhëtuar më shumë se 500 kilometra në mbarë vendin për t’i ikur rezervatit natyror në jug të Kinës vitin e kaluar, shkruan CNN, përkthen Periskopi.

Dhe online, internetxhitë kanë shikuar elefantët derisa prishin të mbjellat nëpër ara, duke shkaktuar miliona dollarë dëme, derisa bredhin nëpër fshatra, duke i detyruar banorët të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Këta elefantë janë bërë yjet e rinj të internetit. Shikuesit janë joshur veçanërisht nga këlyshët e elefantëve, përfshirë njërin që u lind gjatë këtij udhëtimi epik.

Më shumë se 8 milionë njerëz kanë shikuar videot gjatë kësaj jave që shfaqte këlyshin derisa kishte ngecur nën një elefant të rritur që po e bënte një sy gjumë në qytetin e Kunmingut.

(210607) — KUNMING, June 7, 2021 (Xinhua) — (Photo by Xinhua/Sipa USA)

Një tjetër video shfaqte elefantët foshnje derisa me ngathtësi po ndiqnin elefantët e tjerë përgjatë një lëndine.

Është ende e paqartë pse elefantët po bëjnë këtë udhëtim drejt veriut. Disa kanë thënë se pyjet që po nxehen në atdheun e tyre kanë shtyrë ata drejt këtij udhëtimi. Të tjerë kanë thënë që ata thjesht kanë humbur.

Por, ka diçka mjaft serioze sa i përket argëtimit të elefantëve. Biologët kanë thënë se situata është lajmërim i asaj se çka ndodh kur habitati i elefantëve degradohet.

Elefantët aziatikë konsiderohen si specie të mbrojtura në Kinë, dhe rreth 300 prej tyre jetojnë në Yunnan.

Përgjatë dekadave të fundit, agrikultura ka bërë që të humbet një pjesë e madhe e habitatit të elefantëve, duke i lënë tufat e tyre të fragmentuar e izoluar.

Kjo ka bërë që të rritet edhe konflikti njeri-elefant përgjatë dhjetë viteve të fundit.

Autoritetet janë munduar të mbajnë elefantët larg prej zonave të populluara me njerëz për të parandaluar çfarëdo përplasjeje. Deri në fund të muajit maj, autoritetet kanë vendosur një qendër komanduese që monitoron 24 orë në ditë elefantët. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?