100 ditët e Qeverisë Kurti: Top 7 punësimet me ‘të njofshëm’

100 ditët e Qeverisë Kurti: Top 7 punësimet me ‘të njofshëm’

Albin Kurti, kryeministri i tanishëm i Kosovës, ka qenë shumë kritik kundër punësimeve në baza familjare e partiake gjatë kohës sa ishte në opozitë. Por, duket se kjo ka qenë veç një metodë tjetër sa për të ardhur në pushtet. Me rastin e 100 ditëshit, Periskopi iu sjell top 7 punësimet “me të njofshëm” të […]

Populli mund të ketë mbetur i habitur nga shtëpia në Marigona Hill e Liburn Aliut, apo pasuria e aktivistëve Xhelal Sveçla, Sami Kurteshi, Haki Abazi e Besnik Bislimi – ndër tjerë – por ai mund të ketë mbetur i habitur edhe me punësimet gjatë Qeverisë Kurti II.

Më poshtë keni një nga një top 7 punësimet në baza familjare që kanë ndodhur gjatë këtyre 100 ditëve të Vetëvendosjes në pushtet.

  1. Axha i Glauk Konjufcës

Axha i Glauk Konjufcës, Rabiti, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes. Megjithëse emërimi ishte politik, kjo nuk pritej nga Vetëvendosje që dikur kundërshtonte punësimet “me të njofshëm”.

Por, ani pse Rabiti është hiç më pak se axha i Glaukut, në arsyetimin e tij ai deklaronte se kryeparlamentari as që e ka ditë për punësimin e tij.

Duke qenë se Rabit Konjufca është axha i Glauk Konjufcës, kjo e bënte edhe atë të afërm në një mënyrë edhe të kryeministrit Albin Kurti.

Duke qenë se “baba i nanës së babës së Glaukut, e ka djalë të axhës, babën e babës së burrit të çikës së tezes së Albinit”, del se “Baba i nanës së Rabitit, e ka djalë të axhës, babën e babës së burrit të çikës së tezes së Albinit”, shpjegonte në një artikull Periskopi.

  1. Gruaja e anëtarit të Vetëvendosjes dhe mikut të studimeve të Albin Kurtit

Ditë më parë u zgjodh komisionerja e Agjencisë për Privatësi. Emri i saj ishte Krenare Sogojeva-Dermaku.

Pa kontestuar përgatitjen e saj, doli se edhe ajo megjithatë ishte “e njofshme” e kreut të VV-së, Albin Kurtit.

Krenarja ishte gruaja e Artan Dermakut. Artani ishte mik studimesh i Kurtit, dhe natyrisht, anëtar i Vetëvendosjes.

  1. Mbesa e Jahja Kokajt

Fadile Dyla u emërua në pozitën e ushtrueses së detyrës së sekretares në Ministrinë e Arsimit. Një avancim i jashtëzakontë për të.

Por, Dyla doli se nuk ishte krejt e shkëputur nga lidhjet prej anëtarëve të VV-së. Ajo ishte mbesa e deputetit të famshëm të kësaj partie, Jahja Kokajt.

Kokaj, i pyetur nga mediat kosovare për këtë punësim, kishte përmendur vlerat kombëtare të familjes së tij por edhe e kishte mohuar se pati dorë në avancimin e mbesës. Ai po ashtu, u zotua se do të dilte nga Vetëvendosje nëse do të kishte korrupsion.

A po ju përgjajnë këto reagime në dikë? Pronto?

  1. Gruaja e udhëheqësit e anëtarit të VV-së në bordin e AUV-it

Dafina Gezha, gruaja e udhëheqësit të sekretariatit të IT-së në Vetëvendosje, Fatban Bunjakut, u emërua nga Qeveria Kurti në bordin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

  1. Gruaja e analistit të VV-së, Xhevdet Pozharit, në Këshillin Drejtues të Universitetit Haxhi Zeka

Me të drejtë, Vetëvendosje kishte kritikuar për kohë të gjatë Hashim Thaçin kur si kryeministër vendosi të hapte universitete publike edhe në qytete tjera të Kosovës pos Prishtinës.

Por, tashmë në Këshillin Drejtues të Universitetit “Haxhi Zeka” do të ulet edhe Emine Abdyli Pozhari që qëlloi të ishte gruaja e analistit Xhevdet Pozhari.

Pozhari njihej për mbështetjen e tij të parezervë ndaj Vetëvendosjes.

Të shpresojmë që të paktën “Haxhi Zeka” të shkruajë më mirë se kaq pas ardhjes së znj. Abdyli Pozhari në pozitën e lartcekur.

  1. Babai i shoferit të Arben Vitisë, anëtar i Bordit “Ibër Lepeci”

Ja që ndodhi edhe kjo. Edhe babai i shoferit të Arben Vitisë u emërua si anëtar i bordit të “Ibër Lepencit”.

Emri i tij ishte Rexhep Podvorica.

      1.Nipi i Besnik Bislimit

Ndoshta një nga emërimet më interesante ishte ai i Gëzim Tosumit. Ai do të ulet bashkë me Rron Gjinovcin në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

Mediat kuptuan se ai ishte hiç më pak se nipi i Besnik Bislimit. E pyetur për një emërim të tillë, Albulena Haxhiu deklaroi se kishte marrë përgjigjen nga Besnik Bislimi që e kishte parë “ndoshta veç një herë në 50 vjet” nipin e tij.

Përmendje të tjera: Vlen të përmendim edhe emërimin e Rron Gjinovcit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë – një tjetër analist që mbështeste pa rezervë Vetëvendosjes. Vëllain e Fitim Ukës. Vigan Qorrollin, analist tjetër që mbështeste këtë parti. Shkurte Aliun, militante e VV-së, etj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?