100 ditë pushtet: 4 veprimet më të përçudshme të Kurtit

100 ditë pushtet: 4 veprimet më të përçudshme të Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në ditën e tij të njëqindtë në pushtet. E gjithë kjo kohë, atij i kaloi duke u marrë me prioritetin e “gjashtë a shtatë” të agjendës së tij: dialogun me Serbinë. Por, krahas dialogut ai ka bërë disa veprime mjaft të përçudshme gjatë kësaj kohe. Kurti kishte deklaruar se […]

Kurti kishte deklaruar se “dialogu me Serbinë” do të ishte i renditur “i gjashti a i shtati” mes prioriteteve të tij në pushtet, në përshtatje me interesat e popullit.

Por, 100 ditët e tij në pushtet treguan se në fakt dialogu ishte prioriteti i parë i tij, madje duke qendruar larg prej prioriteteve tjera.

Sidoqoftë, një veprim i tillë ishte pritur duke qenë se qëndrimet e tij politike i kishte ndërruar qysh moti.

Më poshtë keni veprimet më të çuditshme të 100 ditëve:

  1. Kalimi nga banesa e vogël në shtëpinë e madhe

Kryeminsitri Kurti shquhej për jetën e tij modeste në të kaluarën. Ai banonte me qira në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë.

Por, më pas u raportua se kryeministri Kurti e kishte ndërruar vendbanimin. Ai kishte kaluar në lagjen më elitare të Prishtinës, Taslixhe, dhe po banonte në një shtëpi të madhe me qira.

Për kohë të gjatë nuk u mor vesh se sa paguante kryeministri që merr 2700 euro në muaj (1400 nga VV dhe 1300 nga shteti) për shtëpinë e tij.

Ky veprim nga aktivistët e partisë dhe nga Qeveria ishte arsyetuar me sigurinë që duhej t’i ofrohej nga Policia e Kosovës meqë i duhej hapësirë më e madhe për të kryer veprimet e tyre.

Në bazë të deklarimit të pasurisë nga Kurti për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit, doli se ai po paguante vetëm 250 euro për atë shtëpi.

Se a ka konflikt interesi për një gjë të tillë, mbetet të shihet.

  1. Fushata për zgjedhjet në Shqipëri

Gjatë muajit prill, kryeministri Kurti do të udhëtonte drejt Republikës së Shqipërisë për të rivalizuar pushtetin e Edi Ramës.

Vetëvendosje në Shqipëri arriti t’i gjente tre persona që t’i kandidonte në Shqipëri për pozitën e deputetit, por megjithatë nuk arriti ta gjente suksesin.

Partia e Kurtit, ani pse me mbështetjen e fuqishme të vet kryeministrit të Kosovës, nuk arriti madje as që të ishte rivale e denjë e partisë së Tomë Doshit që arriti të siguronte disa mandate.

Kurti ishte kritikuar për këtë veprim të përçudshëm në Kosovë por edhe jashtë vendit.

  1. Mungues në media

Debateve televizive mund t’i mungojë Nasim Haradinaj – që ndodhet në Hagë – por më shumë i mungon kryeministri Albin Kurti.

Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë intervistë televizive prej që mori mandatin e pushtetarit të vetëm në Kosovë.

Kjo është në kontrast të plotë me kohën sa ishte kryeministër për herë të parë [3 shkurt 2020-1 qershor 2020] kur kishte dhënë intervistë pas interviste.

Vetëm nga 3 shkurti e deri më 20 prill, ai kishte qendruar për 8 orë e 3 minuta në televizionet e Prishtinës. I kishte bërë 62 statuse në Facebook me 26 mijë e 209 fjalë.

  1. Heshtja për Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Kosova e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit duke e vendosur ambasadën në këtë qytet të mbushur me trazira. Kosova u bë vetëm vendi i tretë në botë që e bëri një gjë të tillë, pas Guatemalës dhe ShBA-ve. Dhe, vetëm vendi i parë në botë me shumicë myslimane.

Sidoqoftë, pozicioni zyrtar i kryeministrit Kurti është ende “në shqyrtim” i shprehur pas takimit që kishte pasur me ambasadorin turk në Prishtinë.

Njoftimin se ambasada në Jerusalem ishte çështje e kryer e kishte dhënë Donika Gërvalla Schwarz – ministrja e Punëve të Jashtme. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?