Zvicra arreston 12 persona që vozisnin me një shpejtësi rreth 300 km/orë

Policia zvicerane ka arrestuar 12 persona për gara të paligjshme rreth Cyrihut me shpejtësi prej afro 300 km/h. Grupi është akuzuar për shkelje të ndryshme të shpejtësisë rreth qytetit më të madh të Zvicrës me “vetura të fuqishme, pjesërisht të akorduara”. Prokurorët thonë se disa automjete u regjistruan se udhëtonin deri në 287 km/orë në […]

Grupi është akuzuar për shkelje të ndryshme të shpejtësisë rreth qytetit më të madh të Zvicrës me “vetura të fuqishme, pjesërisht të akorduara”.

Prokurorët thonë se disa automjete u regjistruan se udhëtonin deri në 287 km/orë në autostrada dhe pothuajse 200 km/orë jashtë zonave të ndërtuara.

Policia gjithashtu tha se të dyshuarit mbajtën “gara të ndryshme ilegale në rrugë publike”, transmeton Telegrafi.

Autostradat e Zvicrës kanë një kufi shpejtësie prej 120 km/orë, ndërsa veturat janë gjithashtu të kufizuara në shpejtësi prej 80 km/h jashtë zonave të ndërtuara dhe 50 km/orë brenda zonave të ndërtuara, raporton euronews.

Njëmbëdhjetë burra dhe një grua, të gjithë të moshës midis 24 dhe 40, u arrestuan si pjesë e operacionit, duke përfshirë shtetas nga Zvicra, Italia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Arrestimet pasuan një hetim të gjatë nga Policia Kantonale e Cyrihut dhe Zyra e Prokurorit Publik të Cyrihut.

Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar që katër nga të dyshuarit e arrestuar të mbahen në paraburgim. Sipas ligjit zviceran, të dyshuarit supozohet se janë të pafajshëm në pritje të procedurave gjyqësore dhe deri në arritjen e një dënimi përfundimtar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?