Vritet një burrë në Pejë, dy persona arrestohen nga policia

Raportohet se ka ndodhur një vrasje në fshatin Vitomiricë të komunës së Pejës. Ky rast është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, z. Fadil Gashi, për Express. “Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërgu në emergjencë dhe […]
Ky rast është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, z. Fadil Gashi, për Express.
“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërgu në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, ka thënë Gashi.












