Vrasja në Pejë: Viktima me të dyshuarit ishin fqinj mes vete, natyra e mosmarrëveshjes nuk dihet

Një qytetar 60 vjeçar është therur për vdekje në Vitomiricë të Pejës, rreth orës 13:30 të ditës së sotme [7 maj, e premte]. Vrasja – siç dyshon Policia – ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje por pa e zbuluar natyrën e saj. Expressi ka marrë vesh nga burimet e saj se viktima dhe dy të dyshuarit […]
Vrasja – siç dyshon Policia – ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje por pa e zbuluar natyrën e saj.
Expressi ka marrë vesh nga burimet e saj se viktima dhe dy të dyshuarit që tashmë janë arrestuar mes vete janë fqinj, por se nuk kanë edhe lidhje të gjakut.
“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, ka thënë Gashi.












