Vlora Çitaku, ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë Rama 3?

Gazetari shqiptar, Çim Peka ka thënë se ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”. Peka ka thënë se Çitaku si “njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do ta marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme […]
Çitaku, ndërkaq, ndoshta jo me shkas, përmes rrjetit social “Facebook” ka treguar se po qëndron në Shqipëri. Ajo ka publikuar një fotografi duke shkruar “Beautiful Albania”.
Beautiful Albania ❤️??❤️
Posted by Vlora Citaku on Sunday, May 2, 2021












