Vendos Bordi Mbikëqyrës i Facebook-ut: Trumpit nuk do t’i kthehet llogaria

Llogaria e Donald Trumpit në Facebook nuk do të rikthehet në funksion, ka vendosur bordi mbikëqyrës i gjigantit teknologjik. Facebook-u e kishte suspenduar llogarinë e Trumpit pas sulmeve në Capitol më 6 janar, kur një turmë e mbështetësve të tij hyri dhunshëm në Kongres në përpjekje për të ndaluar procesin e legjitimimit të Joe Bidenit […]
Facebook-u e kishte suspenduar llogarinë e Trumpit pas sulmeve në Capitol më 6 janar, kur një turmë e mbështetësve të tij hyri dhunshëm në Kongres në përpjekje për të ndaluar procesin e legjitimimit të Joe Bidenit si president pas fitores në zgjedhje, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Fillimisht Trumpi u suspendua nga Facebook-u dhe Instagrami për 24 orë, si rezultat i dy postimeve të shpërndara në këto platforma që dukeshin se lavdëronin veprimet e dhunuesve. Kompania zgjati ndalesën për presidentin “deri në përfundim të mandatit në zyre”.
Bordi i Facebook=t definon misionin e saj si “për të promovuar lirinë e shprehjen duk marrë vendime parimore e të pavarura për përmbajtjen në Facebook dhe Instagram…”
Anëtarë të këtij bordi janë Helle Thorning-Schmidt, ish kryeministre e Danimarkës; Profesori Jamal Greene, ish fituesi i Çmimit Nobel për Paqë Tawakkol Karman nga Jemeni dhe Alan Rusbridger, ish redaktori i Guardianit. /Periskopi












