Vaksinohen 500 mijë qytetarë në Shqipëri, Rama: Realizuam objektivin 29 ditë para afatit

Shqipëria ka realizuar vaksinimin e gjysmë milionë qytetarëve të saj kundër koronavirusit. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se 29 ditë para afatit të bërë publik tashmë janë vaksinuar 500 mijë qytetarë dhe se do të vazhdojnë drejt objektivit tjetër prej një milion. “U krye. *29 ditë para afatit […]

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se 29 ditë para afatit të bërë publik tashmë janë vaksinuar 500 mijë qytetarë dhe se do të vazhdojnë drejt objektivit tjetër prej një milion.

“U krye. *29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion tani”, shkruan Rama.

Shqipëria nisi në datë 11 Janar 2021 fushatën e vaksinimit antiCOVID “Shqipëria Buzëqesh”. Qendra e parë e vaksinimit antiCOVID u hap në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’. Dy qendrat e tjera të vaksinimit antiCOVID janë në Vlorë dhe Shkodër, ndërsa vijojnë të krijohen pole vaksinimi në mënyrë kapilare në të gjithë vendin.

Sipas planit kombëtar të vaksinimit, të parët që kanë nisur vaksinimin janë ekipet mjekësore dhe të moshuarit në institucionet e kujdesit afatgjatë, ndërsa do të vijohet me grupet e tjera të riskut, sipas fazave të planit të vaksinimit.

Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës nga marrëveshja direkte me kompaninë Pfizer, si dhe ka kontratë me COVAX, ku ka siguruar 1.114.000 doza vaksine, për të cilat ka parapaguar 3.9 milionë dollarë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?