Tronditëse: Gërvalla në Gjermani sulmonte edhe presidentin Rugova si ‘të papërgjegjshëm”

Tronditëse: Gërvalla në Gjermani sulmonte edhe presidentin Rugova si ‘të papërgjegjshëm”

Donika Gërvalla Schwarz ka marrë gjithë vëmendjen e publikut për vete pas shpërfaqjes së disa deklaratave mjaft të rënda ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK]. Por, një intervistë tjetër në mediat gjermane duket edhe më problematike për ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës. I pyetur nga gazetari Hans-Joachim Wiese më 2005 […]

I pyetur nga gazetari Hans-Joachim Wiese më 2005 nëse është fajtor z. Haradinaj për krimet për të cilat akuzohej në atë kohë nga Tribunali i Hagës, e për të cilat ishte shpallur i pafajshëm.

“Pyetja nëse Haradinaj është fajtor ose jo i përket gjykatësve për ta vendosur. Unë nuk mund ta gjykoj për këtë gjë. Por, ajo që është e rëndësishme për mua është që Haradinaj nuk është hero i shqiptarëve të Kosovës.” – thotë ajo.

Kur pyetet “pse?” nga gazetari gjerman, Gërvalla thotë si vijon: “E njoh situatën në rajon shumë mirë, unë vij bash nga ai rajon, psh, nga rajoni i z. Haradinaj. Shumë njerëz më kanë thënë mua mendimin dhe përvojën që kanë për të dhe njerëzit e tij.”

Wiese e pyet Gërvallën se pse e sheh në atë formë z. Haradinaj, pas së cilës ajo përmend pretendimet e Hagës për zhvatje të parave, intimidim të dëshmitarëve duke thënë që “ka një strukturë konstante të sjelljes së z. Haradinaj dhe njerëzve të tij” që sipas saj paraqiste rrezik, raporton Periskopi. 

Wiese: Por, ai ishte dhe ende mbështetet nga Perëndimi, apo edhe kjo është gabim, e ndoshta klishe?

Gërvalla: Nuk është gabim. Mendoj që është e papërgjegjshme nga ane e BE-së, qeverisë gjermane dhe komunitetit ndërkombëtare t’i japin këtij lloji të politikanit një reputacion të lartë. Po iu jap një shembull, kreu i UNMIK-ut, z. Soren Jessen Petersen e ka diskualifikuar krejtësisht veten duke e quajtur këtë person, që tash dyshohet si kriminel lufte, shok të tijin. Çka do të thoshte dikush në Gjermani nëse e njëjta gjë ndodhte këtu disa dekada më herët? Çka nëse një ndërkombëtar do ta cilësonte një të dyshuar për krime lufte si mikun e tij?

Më pas, znj. Gërvalla pyetet edhe pse ka bërë koalicion partia e saj [LDK] me partinë e z. Haradinaj, duke e bërë edhe kryeministër të vendit.

“As nëntë për qind e kosovarëve nuk e kanë votuar Haradinajn, sepse shumë njerëz e përshkruajnë atë si një kriminel ordiner e primitiv që punon me presion e dhunë…. Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e vuri në këtë pozitë për t’u rizgjedhur president. E shoh këtë sjellje shumë të keqe e të papërgjegjshme.” – thotë ajo, duke e sulmuar kësisoj edhe vetë presidentin Ibrahim Rugova.

Kur gazetari i thotë se a flet mirë për Haradinajn fakti që ai dorëzoi veten në Hagë, ajo thotë që “nuk kishte alternativë tjetër” për të.

Në këtë intervistë, Gërvalla e quan “personalitet shumë impresiv” kryetarin e atëhershëm të Parlamentit, z. Nexhat Dacin.

“Nacionalistët dhe figurat si Haradinaj dhe Thaçi që e kanë dëshmuar se janë të dhunshëm, nuk janë e ardhmja por një hap në të kaluarën.” – shton më tej Gërvalla në këtë intervistë. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?