Tolaj: Autoritetet shëndetësore me injorancë ekstreme, s’dolën kurrë me vlerësim të gjendjes pandemike

Tolaj: Autoritetet shëndetësore me injorancë ekstreme, s’dolën kurrë me vlerësim të gjendjes pandemike

Situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë është stabile me tendencë të përmirësimit të mëtejmë. Kjo vërehet edhe nga numri i vogël i të infektuarve. Kështu u shpreh për Indeksonline, infektologu i njohur, Ilir Tolaj. “Ne tash jemi në një periudhë të shkalles së ulët të përhapjes së infeksionit, gjë që është jashtëzakonisht  mirë. Vala e […]

Kështu u shpreh për Indeksonline, infektologu i njohur, Ilir Tolaj.

“Ne tash jemi në një periudhë të shkalles së ulët të përhapjes së infeksionit, gjë që është jashtëzakonisht  mirë. Vala e trete e pandemise tek ne mund të themi se është në përfundim e sipër. Pas kësaj do të kemi një peridhë të qetësisë relative, me numër të kufizuar të rasteve të reja”.

Ai tha se duhet shfrytëzuar këtë situatë për ta vaksinuar masivisht popullatën.

Tolaj ka kritika për autoritetet shëndetësore të Kosovës. Ai tha se, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot MSH, IKSHPK dhe SHSKUK nuk kanë dalur kurrë me asnjë vlerësim të gjendjes, duke përfshirë këtu së paku grup-moshat e të infektuarve (ata që i kanë vërtetuar me testime), të hospitalizuarve dhe të vdekurve.

“Kjo më së miri flet për nivelin e përgjegjësisë dhe të përgaditjes profesionale të tyre. Vetëm injoranca ekstreme nga ana e tyre mund ta arsyetoj këtë lloj çasje jopërfillese, joprofesionale dhe plotësisht jotransparente ndaj një problemi kaq madhor, si është pandemia”.

Masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19, Tolaj tha se ishin jashtë çdo logjike profesionale.

Tolaj thotë se duhet bërë vaksinim masiv. Ai u shpreh se duhet sa më parë të sigurohen sasi të konsiderushme të vaksinave për të vaksinuar 300-500 mijë persona, në 2-3 muajt e ardhshëm.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet ndryshimi. Përmes imunitetit të krijuar me vaksinim, së bashku me imunitetin e krijuar nga të kaluarit e infeksionit natyror, do ta krijojmë nivelin e mjaftuar të imunitetit kolektiv i cili do të na mbrojë nga valët e reja të pandemisë, duke bërë që në të ardhmen, edhe për një kohë të caktuar, të kemi vetëm raste sporadike te reja te COVID-19, të kufizuara në numër, të cilat me nuk do të paraqitnin kurrëfarë problemi për shëndetin publik të vendit”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?