“Tirana i ka plotësuar kushtet për negociatat”, Komisioneri për Zgjerimin Varhelyi mbërrin sot në Tiranë

Ditën e sotme Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë. Mësohet se në orën 9.30, në aeroportin “Nënë Tereza”, do të mbahet edhe një konferencë për mediat e kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit për zgjerimin, Olivér Várhelyi. Ditën e djeshme nga Shkupi, Komisioneri u shpreh se BE-ja mund të çelë negociatat vetëm me […]

Mësohet se në orën 9.30, në aeroportin “Nënë Tereza”, do të mbahet edhe një konferencë për mediat e kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit për zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Ditën e djeshme nga Shkupi, Komisioneri u shpreh se BE-ja mund të çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia nuk e zgjidh ngërçin me Bullgarinë. Oliver Varhelyi vlerësoi se Tirana i ka plotësuar të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Duhet që të gjitha shtetet anëtare në tryezë të pajtohen për këtë, që do të thotë se duhet të gjejmë zgjidhje sa i përket Maqedonisë së Veriut.

Nëse është e mundur apo jo ndarja e dy shteteve, ky proces bazohet në meritë. Nëse i shohim arritjet e Shqipërisë, vlerësoj se ata kanë përmbushur të gjitha kushtet. Pra, nëse nuk ka zgjidhje sa i përket Maqedonisë së Veriut, mund të vijë momenti që ne ta konsiderojmë këtë opsion.

Shpresoj se nuk do të ndodh një gjë e tillë, ne patëm një bisedë shumë të rëndësishme me kryeministrin (Zaev) dhe ramë dakord që duhet të bëjmë progres dhe këtë duhet ta bëjmë për të dyja shtetet” tha Oliver Varhelyi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?