Tahiri me rastin e 21 vjetorit të themelimit të AAK-së: 21 vjet, drejt në shërbim të vendit

Tahiri me rastin e 21 vjetorit të themelimit të AAK-së: 21 vjet, drejt në shërbim të vendit

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, nëpërmjët një statusi në Facebook ka uruar përvjetorin e 21 të themelimit të AAK-së. Tahiri tha se themeli i shumë proceseve dhe zhvillimeve politike u themelua para 21 viteve dhe përgjatë këtyre viteve AAK dha shembullin e tolerancës e bashkëpunimit […]

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, nëpërmjët një statusi në Facebook ka uruar përvjetorin e 21 të themelimit të AAK-së.

Tahiri tha se themeli i shumë proceseve dhe zhvillimeve politike u themelua para 21 viteve dhe përgjatë këtyre viteve AAK dha shembullin e tolerancës e bashkëpunimit politik.

Ai theksoi se në vitin 2000 kur të tjerët po i fryenin ndarjeve, përplasjeve e polarizmave politike, Gjenerali Haradinaj themeloi AAK-në dhe se me themelimin e partisë vendosi urat e shumë proceseve dhe zhvillimeve politike që do vinin pas.

“21 vjet, drejt n’shërbim të vendit!

Para 21 viteve u vendos themeli i shumë proceseve dhe zhvillimeve politike, për 21 vite me radhë dhamë shembullin e tolerancës dhe bashkëpunimit politik

Sot, 21 vjet më parë u themelua Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Para 21 vitesh, Gjenerali themeloi AAK-në, vendosi themelin dhe urat për shumë proceseve dhe zhvillimeve politike, që do të pasonin. 

Në vitin 2000, ishte koha kur të tjerët po i fryenin ndarjeve, përplasjeve e polarizimeve politike, në ‘theqafje’ deri në pambarim. Në atë kohë, Gjenerali Haradinaj themeloi Aleancën, me vizoninin e qendrushmërisë politike, bashkimit, tolerancës, dhe mbi të gjitha, shtetformimit. Edhe kësaj radhe, Haradinaj, vendosi kauzen mbi inatet dhe ideologjitë. 

Në fillet e saj, në konsolidim e sipër, Aleanca nuk kishte pasur kohën të investonte, për të fituar garën politike. AAK pranoi verdiktin e sovranit, kryetarët e saj të komunave, deri atëherë të emëruar, në mënyrën më ceremoniale dorëzuan detyrën, me kulturë e respekt. Kjo ndodhi edhe në Deçan. AAK dha shembullin e tolerancës dhe bashkëpunimit politik, deri atëherë jo fort në trend. 

Në vitin 2001, pas një bllokade të gjatë të themelimit të institucioneve, ishte vetë Ramush Haradinaj, ai që ofroi fuqinë politike të AAK-së, për të themeluar qeverinë e parë, pa asnjë kushtëzim”.

Tahiri me rastin e përvjetorit të themelimit të partisë të së cilës ai i takon renditi me radhë arritjet, sfidat e vështirësitë që AAK kaloi ndër vite.

“Anëtarë të AAK-së, shumë prej jush jeni në mendime se çfarë kursi e drejtimi kemi mbajt, lexoni më lartë e shihni që për 21 vjet drejt kemi qëndruar”.

Ai tha se ja kemi borxh vendit mos me u ndal, por të vazhdojmë e të rritëmi dhe se kështu edhe do të ndodhë.

https://www.facebook.com/731671610/posts/10157807201856611/?d=n

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?