Studimi madhor alarmon: Pesticidet po dëmtojnë organizmat vital të dheut

Pesticidet po shkaktojnë dëm tepër të madh ndaj krijesave të vogla që e mbajnë të shëndetshëm dheun dhe që mundësojnë krejt jetën në tokë, sipas një studimi të fundit madhor. Hulumtuesit kanë gjetur se ndikimet e kemikaleve të fermave mbi krimbat e tokës, brumbujt, hardhucat dhe organizave tjerë ishin tmerrësisht negative. Të tjerë shkencëtarë kanë […]
Hulumtuesit kanë gjetur se ndikimet e kemikaleve të fermave mbi krimbat e tokës, brumbujt, hardhucat dhe organizave tjerë ishin tmerrësisht negative. Të tjerë shkencëtarë kanë thënë se gjetjet ishin alarmuese, duke marrë parasysh rëndësinë që kanë këta “heronj të pakënduar”.
Analizat kanë paralajmëruar se organizmat e dheut rrallë merren parasysh kur vlerësohet impakti ambiental i pesticideve. ShBA-të, për shembull, i testojnë kemikalet vetëm në bletat e mjaltës, të cilat mund të mos vijnë në kontakt kurrë me dheun, një gjë që po përshkruhet tash si “marrëzi”, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Një raport i OKB-së i publikuar në muajin dhjetor ka gjetur se e ardhmja duket “e errët” për dheun pa veprime urgjente për ta ndaluar degradimin, duke marrë parasysh që u deshën mijëra vite që dheu i ri të merrte formën që ka. Dherat mendohet të përmbajnë gati çerekun e plotë të biodiversitetit të gjithë planetit.
Nathan Donley, nga Qendra për Diversitetin Biologjik në ShBA dhe autor i këtij raporti, deklaroi: “Niveli i dëmit që po shohim është shumë më i madh se që është menduar. Dherat janë tepër të rëndësishme.” /Periskopi












