Sondazhet parashohin revolucion politik në Gjermani: Të Gjelbrit para CDU-së së Merkelit

Një frymë ndryshimi e gjelbër po fryn në peizazhin politik të Gjermanisë, me sondazhet e fundit që e vendosin partinë e Gjelbër mbi atë të Angela Merkelit [CDU], vetëm pesë muaj para zgjedhjeve kombëtare. Sondazhi, i publikuar nga Pollytix Strategic Research, i ka vendosur të Gjelbrit në vend të parë që të parën herë që […]
Sondazhi, i publikuar nga Pollytix Strategic Research, i ka vendosur të Gjelbrit në vend të parë që të parën herë që nga qershori i 2019-s.
Peizazhi i partisë gjermane është dëshmuar më rezistent në ndryshimet e menjëhershme se sa në vendet tjera fqinje evropiane, me CDU-në e Merkelit që ka udhëhequr qe gati 17 vjet, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Por, në sondazhet e fundit parashihet që konservatorët mund të rrëzohen si partia më e fortë në Bundestag më 26 shtator.
Gjashtë nga dhjetë sondazhet e publikuara në dy javët e fundit kanë treguar një avantazh për të Gjelbrit, që ishin në vend të pestë në zgjedhjet e fundit të vitit 2017.
Sondazhi i fundit i jep kësaj partie 27 për qind, ose mundësinë që kandidatja për kancelarë, Annalena Baerbock, të ketë pozicion rehat në zgjedhjen e partnerëve potencialë për koalicion qeveritarë.












