Si e zbuloi punonjësja e shkollës se polici abuzoi seksualisht me nxënësen në Kamenicë

Si e zbuloi punonjësja e shkollës se polici abuzoi seksualisht me nxënësen në Kamenicë

Një 15-vjeçare me aftësi të kufizuara mendore dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një polic për mbi pesë muaj. I dyshuari është një 56-vjeçar me inicialet R.Sh, derisa ngjarja ka ndodhur në Kamenicë. Por, si arriti që të zbulohej ky rast i abuzimit nga vetë shkolla? Angazhimi i psikologëve, pedagogëve dhe asistentëve për personat me […]

Angazhimi i psikologëve, pedagogëve dhe asistentëve për personat me nevoja të veçanta në shkollat e Kamenicës po del të ketë ndihmuar në zbulimin e një rasti të abuzimit seksual.

Nga Komuna e Kamenicës kanë thënë se rasti është zbuluar pas implementimit të reformës për arsim në këtë komunë.

Zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti ka thënë  se ata kanë angazhuar psikologë, pedagogë e asistentë për persona me nevoja të veçanta dhe se në këtë mënyrë është zbuluar rasti.

“Atëherë si institucion na duhet të jemi shumë të kujdesshëm përderisa procesi është hetim, por në këtë rast mundem të ju konfirmoj që nga implementimi i reformës në arsim në Komunën e Kamenicës, kemi angazhuar psikologë, pedagogë e asistentë për persona me nevoja të veçanta.

Ky organizim arsimor ndryshe, ka filluar të identifikojë një problem të tillë si dyshim për abuzim seksual. Vet sistemi i krijuar prej nesh, përmes rrugëve zyrtare të komunës dhe organeve të shtetit, ka arritë të shpërfaqë një sulm të tillë”, thuhet në përgjigjet e Rashitit.

Burimet  brenda policisë se ka qenë një kompliment i një punonjëse të shkollës që ka zbuluar gjithë rastin.

Ajo e kishte përgëzuar të miturën, e ajo i ishte kthyer duke i thënë se ashtu i thotë edhe polici.

Më pas, punonjësja e shkollës e ka pyetur se për cilin polic bëhet fjalë, por 15-vjeçarja s’ka treguar. Pas kësaj, mësuesja e ka përcjellur të miturën dhe e ka inicizuar momentin kur është takuar me policin. Këtë incizim, ajo më pas e ka dërguar në polici dhe më pas kanë nisur hetimet.

Gazeta Express ka siguruar edhe dosjen e Prokurorisë për policin 56-vjeçar.

Në dosjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, thuhet se zyrtari policor R.Sh., nga nëntori i vitit 2020 deri më 20.04.2021, është takuar disa herë në banesën e të dëmtuarës (e mitur), me aftësi të kufizuar mendore dhe ndaj të njëjtës ka ushtruar sulm seksual.

Sipas prokurorisë, zyrtari policor ka puthur të dëmtuarën në fytyrë, në buzë dhe në pjesën e gjoksit.

“…dhe atë përqafimet me të si dhe prekjet në zonat intime dhe këto veprimet i ka përsëritur në intervale të ndryshme kohore”, thuhet tutje.

Prokuroria thekson se i pandehuri ka pasur njohuri për moshën dhe gjendjen shëndetësore të të dëmtuarës, por megjithatë ndaj të njëjtës shpesh herë ka kryer sulmin seksual.

“Dyshimi i bazuar se i pandehuri, e ka kryer veprën penale që i vihet në barrë rezulton nga kallëzimi penal i Inspektoratit Policor të Kosovës”, thekson prokuroria.

Polici është suspenduar deri në përfundim të hetimit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar Inspektorati Policor i Kosovës.

“Si rezultat i veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi në bazë të të cilave dyshohet se zyrtari policor ka kryer veprën penale të “sulmit seksual” ndaj viktimës së këtij rasti (një e mitur).Bazuar në këto dyshime, sot në orët e pasdites është arrestuar zyrtari policor (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar IPK.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan”, përfundon njoftimi i IPK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?