Shtatë persona vdesin nga zjarri që përfshiu cisternat e naftës në Kabul

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe rreth 14 të tjerë janë plagosur në kryeqytetin afgan Kabul, pasi disa cisterna nafte janë përfshirë në zjarr dhe kanë shpërthyer, duke mbuluar qytetin me tym të zi. Ende nuk është bërë e ditur nëse incidenti i orëve të vona të 1 majit, ka qenë aksident apo i […]

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe rreth 14 të tjerë janë plagosur në kryeqytetin afgan Kabul, pasi disa cisterna nafte janë përfshirë në zjarr dhe kanë shpërthyer, duke mbuluar qytetin me tym të zi.

Ende nuk është bërë e ditur nëse incidenti i orëve të vona të 1 majit, ka qenë aksident apo i qëllimshëm.

Një vozitës i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se rreth 100 cisterna mund të jenë përfshirë në incident.

Zjarrfikësit me vështirësi kanë ndalur flakët, për shkak të tymit të madh që është parë edhe në mëngjesin e 2 majit.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Afganistanit Tariq Arian u ka thënë gazetarëve se zjarri ka nisur në një cisternë dhe më pas është përhapur te të tjerat.

Dhjetëra shtëpi është thënë të jenë dëmtuar apo shkatërruar.

Linjat e rrymës janë dëmtuar po ashtu, duke lënë një pjesë të madhe të qytetit me furnizime të parregullta me energji elektrike.

Për këtë incident raportohet në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate të NATO-s tërheqin forcat ushtarake nga Afganistani.

Forcat ndërkombëtare ushtarake duhet të largohen nga ky shtet deri më 11 shtator, njëherësh 20 vjetorin e sulmeve terroriste të Al-Kaidës në tokën amerikane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?