Shkencëtarët i ngjyrosin lopët si zebra, arrihet një efekt interesant

Shkencëtarët i ngjyrosin lopët si zebra, arrihet një efekt interesant

Disa hulumtues kanë zhvilluar një studim me gjashtë lopë të zeza japoneze, duke i ngjyrosur me vija të bardha si të zebrave, duke i ngjyrosur vetëm me vija të zeza dhe disa duke i lënë me ngjyrën natyrale të qimeve. Sipas hulumtimit, lopët e ngjyrosura si zebra patën 50 për qind më pak sulme të […]

Sipas hulumtimit, lopët e ngjyrosura si zebra patën 50 për qind më pak sulme të mushkonjave në trup në krahasim me grupet tjera. Ndërkohë nuk ka pasur ndonjë dallim të madh të sulmeve nga mushkonjat te lopët e ngjyrosura me vija të zeza dhe ato që nuk ishin ngjyrosur fare.

Shkencëtarët gjithashtu vërejtën rënie të sjelljes luftuese ndaj mushkonjave te lopët me vija të bardha për rreth 20 për qind. Më pak mushkonja lëshoheshin në trupat e tyre dhe ato lopë pengoheshin më pak nga mushkonjat.

Ekipi i hulumtuesve beson se nëse këto rezultate vlejnë edhe për grupe më masive të kafshëve, vijat artificiale mund të përdoren si mënyrë më e mirë për t’i luftuar mushkonjat sesa pesticidet tradicionale. Përpos që është metodë më e lirë, vijat e bardha nuk janë helmuese dhe janë më të shëndetshme për kafshët e më të mira për mjedisin.

“Mushkonjat pickuese janë dëmtuese serioze të gjedheve që shkaktojnë humbje ekonomike në prodhueshmërinë e kafshëve. Ne kemi zbuluar se vijat si të zebrave në lopë mund ta ulin shkallën e mushkonjave pickuese në kafshë për 50 për qind”, thuhet në hulumtim.

Sipas faqes IFL Science, vijat e bardha mund të shkaktojnë mashtrim optik të lëvizjes që mund të ndikojë në të pamurit e insekteve, duke i hutuar ato ngjashëm si iluzionet optike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?