Selmanaj i tregon Periskopit se në cilin kat i kanë fshehur dokumentet e dialogut që po i kërkon Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, i caktuar për çështje të dialogut me Serbinë, Besnik Bislimi, po raporton në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe duket se po jep deklarata qesharake për takimet që ka pasur në Bruksel javën e kaluar me zyrtarët e lartë të BE-së. Ai ka përsëritur pretendimet e Kurtit se nuk […]
Ai ka përsëritur pretendimet e Kurtit se nuk kanë të gjitha informacionet për dialogun, duke i shtuar edhe disa komente në dukje komike për çështjen se kanë kërkuar në çdo cep “të katit të dytë e të tretë” të objektit të qeverisë.
Periskopi ka pyetur ish zv.kryeministrin e Qeverisë Hoti, Driton Selmanajn, se në cilin kat e në cilën kthinë janë ato dokumente.
Në fakt, Periskopi i ka shtruar një pyetje pak më serioze Selmanajn, duke e pyetur se a i kanë dorëzuar të gjitha dosjet e dialogut.
Ai i ka cilësuar këto deklarata si të pavërteta dhe se dosja për dialogun dhe çështjet e tjera i është dorëzuar Qeverisë Kurti.
“Për krejt këtë temë ka folur kryeministri Hoti në detaje, unë nuk kam çka i shtoj asaj. Komplet dosjen për të gjitha çështjet që ne kemi punuar, ata i kanë pranuar në ditën kur e kemi dorëzuar detyrën. Çkado që flasin tash janë të pavërteta”, ka thënë ai.
Tutje, Selmanaj theksoi se nuk është në kulturën e tyre që të të mos dorëzohen dosjet dhe të lihen zyrat bosh.
“Është logjika e tyre qysh e kanë lënë Qeverinë atëherë, ku nuk na kanë pritur fare, e kemi gjet pas asnjë dokument, krejt zyrat bosh, ne nuk e kemi instaluar atë kulturë, përkundrazi, ne kemi instaluar kulturë kur kemi dorëzuar në detaje dosjet për të gjitha temat”, ka thënë për Periskopin Selmanaj.”
“Nuk e di pse s’pe kupton, nuk është me rëndësi marrëveshja, është me rëndësi dinamika që na me ditë qysh sfidohet qajo marrëveshje. Me qenë në pozitën e kryenegociatorit, informata është fuqi, çfarë interesi kam me thënë s’kam informata. Çdo cep të zyrës e kanë hulumtu asistentët tim edhe shefin e kabinetit të kryeministrit, kanë hulumtu çdo cep të katit të tretë dhe të dytit, mos rastësisht u mshefë naj dosje. Mos rasisht u mshefë. Mirë që i keni marrë këshilltarët, prapë po them mos u merr këshillat, a kam ba mirë a jo, mos u merr me atë punë. është e palogjikshme kjo që po thu, i kam marrë mirë që i ke marrë. S’jam ndi i ofendumë, veç ju të opozitës jeni ndi, faleminderit që jeni ndi po s’ka nevojë me u ndi”, ka thënë ai.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para disa ditëve ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, ku nga atje bëri të ditur se dialogu me Serbinë do të fillojë në muajin qershor./Periskopi/












