Salihu: Nëse Albin Kurti nuk e shkarkon Donikën, nënkupton që VV-ja është partnerë me ish-miqtë e Milosheviqit

Analisti Fitim Salihu, ka komentuar ministrin Donika Gërvalllën dhe deklaratën e saj se ka deponuar dëshmi kundër Thaçit e Veselit. Salihu thotë se Donika Gërvalla është shembull i gjallë se si njerëzit, ashtu siç nuk i bartin fajet e mëkatet e prindërve të tyre, njëlloj nuk i bartin as meritat dhe patriotizmin e tyre. Salihu […]
Analisti Fitim Salihu, ka komentuar ministrin Donika Gërvalllën dhe deklaratën e saj se ka deponuar dëshmi kundër Thaçit e Veselit. Salihu thotë se Donika Gërvalla është shembull i gjallë se si njerëzit, ashtu siç nuk i bartin fajet e mëkatet e prindërve të tyre, njëlloj nuk i bartin as meritat dhe patriotizmin e tyre.
Salihu kërkon shkarkimin Gërvallës, ndryshe sic thotë ai, nëse ky shkarkim nuk ndodh, lë të nënkuptoj se “Nese Albin Kurti nuk e shkarkon Donikën, kjo nënkupton se ai pajtohet me cilësimet e saj – përfshirë edhe ato se VV-ja eshte partnere me ish-miqtë e Milosheviqit dhe se Rexhep Selimi është figurë e botës së krimit.”
Poatimi i plotë:
Ministrja e Jashtme e Kosoves thote se ka deponuar deshmi kunder Thaçit e Veselit. Ajo po ashtu ka thene se VV-ja eshte partnere me ish-miqte e Milosheviqit, se Rexhep Selimi eshte figure e botes se krimit dhe se Ramush Haradinaj eshte kriminel ordiner. Sot flet per drejtesi, nderkohe qe tashme ua ka shqiptuar denimin maksimal shume kohe me pare duke i shpallur si kriminele akoma pa e pritur verdiktin e Gjykates.
Si nje qytetare e zakonshme, mbase ajo mund te fliste po kaq ose akoma me budallisht. Por, kur keto cilesime kane dale nga dikush qe eshte ministre e Jashtme, kjo i bie qe keto cilesime po i thote vete shteti i Kosoves – pavaresisht nese jane thene me pare apo tani.
Ndaluni per nje sekond dhe imagjinojeni nese shoqeria kroate do te toleronte qe nje minister i Jashtem kroat ta quante Ante Gotovinen kriminel ose te thoshte se ka deponuar kunder tij ne Hage! Nuk e imagjinoni dot, apo jo?! Eh, kujtojeni kete detaj sa here qe e pyetni veten se si u be qe Kroacia e çliroi veten pa intervenim direkt nderkombetar.
Pra, Donika Gervalla eshte shembull i gjalle se si njerezit, ashtu siç nuk i bartin fajet e mekatet e prinderve te tyre, njelloj nuk i bartin as meritat dhe patriotizmin e tyre. Domethene, mund te jesh vajza e Jusuf Gervalles (themeluesit te LPK-se) dhe te behesh marionete e Vjosa Osmanit (qe fjalen LPK-ist e perdor ne kuptim denigrues). Sepse patriotizmi e politika nuk jane materiale gjenetike qe barten permes ADN-se. Ato krijohen nga nje vetedije e larte njerezore ne kerkim te lirise. Nje vetedije qe jo secili e ka.
Nese Albin Kurti nuk e shkarkon Doniken, kjo nenkupton se ai pajtohet me cilesimet e saj – perfshire edhe ato se VV-ja eshte partnere me ish-miqte e Milosheviqit dhe se Rexhep Selimi eshte figure e botes se krimit.












