Ramiz Lladrovci pas përplasjeve në Kuvend: Nuk është reaguar me kohë ndaj shpifjeve kundër UÇK-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës. Ai thotë se mos-reagimi me kohë ndaj çdo shpifjeje kundër UÇK-së, solli edhe degradimin institucional. “Sot, akuzat e fushatave politike u bënë padrejtësisht agjendë kuvendore dhe fjalëve pa argument, me njollosje dhe fyerje të cilat do t’ia kishin […]

“Sot, akuzat e fushatave politike u bënë padrejtësisht agjendë kuvendore dhe fjalëve pa argument, me njollosje dhe fyerje të cilat do t’ia kishin lakmi edhe armiqtë tanë”, shprehet Lladrovci, transmeton Periskopi.

Ai ndër të tjera ka thënë se askush nuk e ka të drejtën që familjen e vet ta vendosë mbi Kosovën dhe interesin nacional.

“Kushdo që ka pësuar nga okupatori serb, nuk e ka të drejtën që familjen e vet ta vendosë mbi Kosovën dhe interesin nacional, e as të bëj gabime në saje të kësaj sakrifice, sepse vet heronjtë dhe dëshmorët e patën më të vlefshme Kosovën dhe kombin se fatin personal apo familjar”, tha Lladrovci.

Lladrovci ka komentuar edhe paraqitjen e ministres së jashtme, Donika Gërvalla në OKB, ku thotë se e ktheu tehun e goditjes nga nuk ishte as prioritet.

“Për fat të keq, bija e atdhetarit dhe ideologut të shquar, kishte një mal me argumente për adresim në OKB, e ktheu tehun e goditjes nga nuk ishte as prioritet, as e drejtë jo vetëm diplomatike, por as politike e humane ndaj qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Këto reagime të politikanëve vijnë nga ndodhitë e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku ka pasur tensione të mëdha mes pozitës dhe opozitës./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?