Plot deputetë të rinj nuk dinë t’i shkruajnë as 20 fjalë pa gabime gjuhësore (Dok)

Pamundësia për të shkruar me rregulla të drejtshkrimit ka qenë evidente te deputetët e të gjitha partive politike. Një portal që funksionon brenda ombrellës së BIRN-it që drejtohet nga Jeta Xharra ka publikuar së fundi një artikull të titulluar “Shumë deputetë, as 20 fjalë nuk mund t’i shkruajnë pa gabime gjuhësore”. Një evidentim të tillë […]
Një evidentim të tillë ky portal e ka bërë përmes formularëve me të dhëna personale që bëhet nga deputetët e Kuvendit.
Aty kërkohen të dhëna si “emri, mbiemri, kombësia, datëlindja, vendlindja, statusi civil, partia që i përket, arsimimi, njohja e gjuhëve të huaja, aktivitetet e deritashme dhe të dhënat e kontaktit”.
Dhe, qoftë edhe vetëm në kaq pak rubrika – shkruan Kallxo – deputetët nuk kanë arritur të shkruajnë pa gabime.
“Gabimet janë të shpeshta e më së shumti, duket se deputetët kanë bërë në përshkrimin e kombësisë. Ka nga ata që e kanë shkruar shqipëtar, shqipëtarë apo edhe shqiptarë, në vend se të shkruhej korrekt shqiptar apo shqiptare.” – shkruan portali.
Më poshtë keni disa nga formularet e prezantuara:















