Personi që kërcënoi Bekim Haxhiun: I kërkoj falje atij dhe familjes së tij

Personi që kërcënoi Bekim Haxhiun: I kërkoj falje atij dhe familjes së tij

Një person që ishte raportuar nga deputeti Bekim Haxhiu se ishte kërcënuar, tashmë ka kërkuar falje për komentin që kishte bërë. Haxhiu kishte paraqitur rastin edhe në Polici duke e cilësuar si të rëndë. Por, personi në fjalë me emrin Agim Baftiri i ka dërguar Periskopit një reagim ku kërkon falje te Bekim Haxhiu dhe […]

Haxhiu kishte paraqitur rastin edhe në Polici duke e cilësuar si të rëndë.

Por, personi në fjalë me emrin Agim Baftiri i ka dërguar Periskopit një reagim ku kërkon falje te Bekim Haxhiu dhe familja e tij dhe thotë se e çmon për të kaluarën e tij në UÇK, përcjell Periskopi.

“Unë kam drejtuar një koment ndaj Deputetit Bekim Haxhiu-Kamishi, pas së cilit nuk fshihet asnjë kërcënim por vetëm eufori çasti, prandaj do të doja të përcillja një kërkim falje ndaj deputetit dhe familjes së tij. Përndryshe respektoj lart të kaluarën e tij në UÇK, por edhe angazhimin e tij në ditët e fundit për sigurimin e vaksinave ndaj Covid-19.” – shkruan ai.

SQARIM I PLOTË:

Në ditët e sotme në të cilën demokracia lejon lirinë e shprehjes dhe rrjetet sociale mundësojnë hapsira të të shprehurit, sigurisht se ndonjëherë këto momente na zënë  edhe atëherë kur jemi nevrik ose në eufori të çastit.

Po ashtu në raste kur kthejmë kohën nga e kaluara, ne jemi të lidhur fort me figurat kombëtare siç janë Adem Jashari, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Ukshin Hoti etj. Prandaj ndonjëherë sulmet në drejtim të familjarëve të tyre, na humbin arsyen, gjë që mund të reagojmë pa menduar mirë.

Unë kam drejtuar një koment ndaj Deputetit Bekim Haxhiu-Kamishi, pas së cilit nuk fshihet asnjë kërcënim por vetëm eufori çasti, prandaj do të doja të përcillja një kërkim falje ndaj deputetit dhe familjes së tij. Përndryshe respektoj lart të kaluarën e tij në UÇK, por edhe angazhimin e tij në ditët e fundit për sigurimin e vaksinave ndaj Covid-19.

Sinqerisht, Adem Baftiri

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?