PDK në Prizren akuzon Haskukën se ka kthyer dy zëvendësdrejtorë pa konkurs

PDK në Prizren akuzon Haskukën se ka kthyer dy zëvendësdrejtorë pa konkurs

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar ndaj kthimit të dy zëvendësdrejtorëve (të shkollës fillore “Lekë Dukagjini” dhe gjimnazit “Remzi Ademaj”) të larguar më parë në pozitën e ushtruesve të detyrës. PDK e Prizrenit e ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit se i ka kthyer ata përmes zarfeve dhe pa konkurs. […]

PDK e Prizrenit e ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit se i ka kthyer ata përmes zarfeve dhe pa konkurs.

“Emërimi i Hysamendin Beshit si ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit në shkollën fillore “Lekë Dukagjini”, pas largimit prej 8 muajsh nga e njëjta pozitë, përbën një rast të veçantë amatoresk, që s’ka ndodhur ndonjeherë në arsimin prizrenas, madje as gjatë kohës së viteve të ’90-ta.
Në këtë rast shtrohet pyetja se përse Haskuka e largoi pa ndonjë arsyetim dhe si e pranoi prapë të njëjtin njeri në të njëjtën pozitë, pa ndonjë konkurs?”.

“Rast i ngjashëm është edhe ai i emërimit të Hamdi Fazliut në pozitën e u.d të zv/drejtorit në gjimnazin “Remzi Ademaj”, të cilin para një viti me rekomandimin e drejtorit të gjimnazit “Gjon Buzuku”, Haskuka e kishte larguar nga pozita e njëjtë në atë shkollë”.

Kjo degë e PDK-së ka vlerësuar se këto raste duhet t’i trajtojë Prokuroria në Prizren, derisa kanë përmendur edhe raste të tjera të cilat i cilësojnë si shkelje.

“PDK ia bën me dije opinionit se në vazhdën e shkeljeve të shumëfishta janë edhe mbajtja e jashtëligjshme e pozitës së ushtruesit të detyrës së drejtorit, ku në këto shkolla, disa herë ka tejkalim të afatit të paraparë ligjor për këto pozita”.

“Për të ardhur keq është forma se si tash Haskuka po i riciklon kuadrot e ish-Kryetarit, Ramadan Muja, të cilët për t’i ruajtur pozitat kanë bërë fizkulturë duke kaluar nga PDK në NISMA, kur ky subjekt e kishte Drejtorinë e Arsimit. Këto dhe shumë e shumë raste të tjera dëshmojnë për amatorizëm, mosrespektim të ligjit, si dhe kapje të Komunës së Prizrenit nga Haskuka dhe axhami qeverisja e tij. PDK nuk habitet për veprime të tilla të Haskukës, pasi ato tashmë janë të përditshme e gërditëse, por se si në këto raste nuk ka ndonjë reagim nga MASHT-i apo lideri i VV-së, Alibin Kurti, që sa ishte në opozitë ka kritikuar rivalët për kapjen e institucioneve”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?