Pasi rrëmbeu gazetarin nga aeroplani, bjellorusi Lukashenko flet se si po humb morali njerëzor

“Sulmet kundër Bjellorusisë kanë kaluar vijën e kuqe”. Kështu u shpreh presidenti Aleksandër Lukashenko, pas dënimeve të bashkësisë ndërkombëtare për rrëmbimin e një avioni Ryanair në Minsk për të arrestuar kundërshtarin Roman Protasevich. “Siç e parashikuam, njerëzit e këqij të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndryshuar metodat e sulmit ndaj vendit. Ata kanë kapërcyer shumë […]
“Sulmet kundër Bjellorusisë kanë kaluar vijën e kuqe”. Kështu u shpreh presidenti Aleksandër Lukashenko, pas dënimeve të bashkësisë ndërkombëtare për rrëmbimin e një avioni Ryanair në Minsk për të arrestuar kundërshtarin Roman Protasevich.
“Siç e parashikuam, njerëzit e këqij të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndryshuar metodat e sulmit ndaj vendit. Ata kanë kapërcyer shumë vija të kuqe dhe kanë kapërcyer kufijtë e arsyes së shëndoshë dhe moralit njerëzor”, tha Aleksandër Lukashenko.
Ai i bëri këto deklarata gjatë një takimi me parlamentarë, anëtarë të komisionit të kushtetutës dhe përfaqësuesit e organeve qeveritare./A2cnn












