Pallaska rrëfen momentin emocionues kur babai i Thaçit e pyeti se sa do të zgjasë procesi gjyqësor

Pallaska rrëfen momentin emocionues kur babai i Thaçit e pyeti se sa do të zgjasë procesi gjyqësor

Avokati Dastid Pallaska në emisionin Pressing të T7, ka treguar se çfarë e pyeti babai i Hashim Thaçit për ish-presidentin i cili aktualisht po mbahet në Hagë. Pallaska ka thënë se pyetja e parë që ia bëri babai i Thaçit ishte se kur do të fillojë dhe kur do të përfundojë procesi gjyqësor, shkruan Express. […]

Pallaska ka thënë se pyetja e parë që ia bëri babai i Thaçit ishte se kur do të fillojë dhe kur do të përfundojë procesi gjyqësor, shkruan Express.

“E gjithë kjo ka pasur një pasojë për ata që kanë qenë atje, por edhe për familjarët dhe në lidhje me këtë dëshiroj që me e nda me publikun një moment shumë prekës të cilin e kanë përjetuar. Kur e kam takuar të atin e z. Thaçi në fshatin e tij, sapo e kishte fituar betejën me Covidin dhe ishte duke u rikuperuar dhe pyetja e vetme që bëri pas mikpritjes tradicionale shqiptarë, ishte “Kur do të fillojë dhe kur do të përfundojë procesi gjyqësor””, është shprehur Pallaska.

Por, porsa mbrojtja ia dha parashikimet për procesin gjyqësor, Pallaska tha se babai i Thaçit nuk u tradhtua me asnjë fjalë, por u pa në shikimin e tij një reflektim serioz. Kjo për shkak se ekziston rreziku që nuk do të mundë ta përjetojë edhe përfundimin e këtij procesi.

“Kur ia dhamë parashikimet tona që normalisht bazohen në vlerësimet e situatës aktuale që janë shumë të gjata siç e përmenda dhe nuk u tradhtua me asnjë fjalë, por në shikimin e tij u pa një reflektim serioz që ekziston rreziku që nuk do të mundë ta përjetojë edhe përfundimin e këtij procesi, që është një brengë shumë e madhe e një prindi që simbolizon më mirë se gjithçka tjetër vuajtjen që shkakton një proces i tillë, i pasigurt, për të gjithë ata që janë të prekur. Pra, është një proces i gjatë, i mundimshëm, kërkon shumë punë, angazhim e edhe durim, në mënyrë që në fund të përfundojë më së miri, e ajo çka më bën optimist është se z. Thaci përkundër që ka qenë në izolim efektiv pa kontakt me familjen, pa asgjë, në kuptimin emocional dhe psiqik, është duke u mbrojtur mirë, është i fortë, është i fokusuar në mbrojtjen e tij. Absolutisht nuk bën presion për rezultate të shpejta të paqëndrueshme, por fokusin kryesor dhe të vetëm e ka te rezultati përfundimtar  sepse është i vetëdijshëm që ai rezultat nuk e prek vetëm lirinë e tij, por edhe të gjithë punën dhe jetën e tij e cila ndërlidhet me rrethanat historike në të cilat ka marrë pjesë, e për të cilat fatkeqësisht sot janë objekt i kësaj aktakuze”, ka thënë Pallaska.

“Thaçi komunikon me telefon, nuk e di nëse ata e përdorin “Zoom’in”, ne e përdorim atë. Po supozoj që e njëjta mundësi elektronike ekziston”, shtoi Pallaska

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?