Organizatori i rivarrimit të Jusuf Gërvallës: Familja kërkoi që ai të varroset në vendlindje, jo me Kadri Zekën

Organizatori i rivarrimit të Jusuf Gërvallës: Familja kërkoi që ai të varroset në vendlindje, jo me Kadri Zekën

Basri Musmurati, anëtar i Këshillit Organizativ për varrimin e Jusuf Gërvallës ka treguar për procesin e rivarrimit të Kadri Zekës, Bardhosh e Jusuf Gërvallës. Ai tha se ka qenë kërkesë e familjes që Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla të varroset në vendlindje pavarësisht kërkesës që ata të varrosen në një vend me Kadri Zekën, “Ne shokët […]

“Ne shokët e Kadriut dhe disa shoke të Jusufit kishim biseduar që varrimin ta bënim në Prishtinë. Vëlla i Kadri Zekës kishte shkuar në Gjermani dhe kishte kërkuar që edhe Bardhoshi dhe Jusufi të varroseshin në Kosovë. Atje nuk kishin gjetur mirëkuptim”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal” në T7.

Më tutje Musmurati deklaroi se ata kanë marrë leje edhe nga KFOR-i që TMK-ja t’i priste trupat e Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës në aeroport.

“Familja kërkonte që ai të varroset në vendlindjen e tij. Kishim marr leje nga KFOR-I që TMK-ja t’i priste ata në aeroport dhe t’i sillnin ata me makina ushtarake tek varrezat. Kadriun e varrosëm në Gjilan, ndërsa Jusufi dhe Bardhoshi u varrosën në vendlindje”, ka thënë ai.

Më tutje ai deklaroi se nuk ka informacione nëse ushtarët e TMK-së kanë marrë pjesë apo jo në varrimin e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës.

“Nuk e di por nuk kishte ndonjë arsye ajo që të kërkonte që Jusufi të mos varrosej nga ushtarët e TMK-së. Në rivarrimin e Kadriut, ushtarët e TMK-së e kanë përcjellë kortezhin e Zekës deri në Gjilan. Poashtu ata i lëshuan edhe në varr eshtrat e Kadriut. Në varrimin e Jusufit dhe Bardhoshit nuk kam qenë. Kanë thënë që ushtarët e TMK-së nuk kanë marr pjesë por unë nuk e di. Nuk merrem me fjalë të rrugëve”, ka thënë ai. /

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?