Në ditën e 5’të të grevës, infermierit Duraku i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Në ditën e 5’të të grevës, infermierit Duraku i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Infermieri Enlirat Duraku tash e 5 ditë ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrritjes së pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për mospagesën e punës gjatë vikendit dhe orëve shtesë. Ai ka treguar se në ditën e 5’të të grevës, atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, andaj edhe deri në orën 05:00 […]

Infermieri Enlirat Duraku tash e 5 ditë ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrritjes së pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për mospagesën e punës gjatë vikendit dhe orëve shtesë.

Ai ka treguar se në ditën e 5’të të grevës, atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, andaj edhe deri në orën 05:00 të mëngjesit, ka qenë i shtrirë në Klinikën Emergjente. Ai i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia e kryetares së Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Fatmire Kollçaku duke thënë se derisa Qeveria dhe Kuvendi kanë buxhet që të ndajnë 200 mijë euro për kafe, duhet të kenë buxhet edhe për rritje të pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për punën gjatë vikendeve dhe orët shtesë.

Shkrimi i tij i plotë:

Reklamë

Më zuri në Qendrën Emergjente deri në ora 05:00 të mëngjesit, gjë që tregon se greva e urisë ka filluar të ketë ndikim negativ në shëndetin tim më shpejtë se sa që e kam parashikuar, me dhimbje të papërshkruara, frekuencë të lartë të të rrahurave të zemrës, marramendje, i dezorientuat et.

Kam mendu që do e kem më të lehtë kësaj radhe mirëpo paskam gabuar, gjithmonë duke shpresuar në mbështetjen e kolegëve, mirëpo një e di që Allahu i Madhërishëm nuk më lë vetë asnjëherë.

Presidente Vjosa Osmani

Kryeministër Albin Kurti

Ministër i Shëndetësisë Arben Vitia

Kryetare e KMP për Shëndetësi Fatmire Mulhaxha Kollçaku,

Deri sa Qeveria e Reoublikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ka buxhet që të ndajë fonde prej 200.000 € për kafe ndërsa ka buxhet poashtu që t’ua paguaj energjinë elektrike minoriteteve, sigurisht që duhet të ketë buxhet edhe për rritje të pagesës së ndërrimeve të natë për infermier, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë.

Logariteni se sa mund të qëndroj njeriu pa bukë, ju jeni intelektual dhe të menqur, ndërsa grevën nuk e ndal deri në realizim të kërkesave të infermierëve.

Nesë më ndodhë ajo më e keqja, për shkak të pasivitetit që po tregohet karrshi kërkesave të infermierëve si dhe për shkak që keni zgjedhur injorimin si platformë komunikimi me infermierët, publikisht do ju mbajë përgjegjës ju.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?