Ndryshon disponimi i mjekëve: Tash presin në radhë për t’u vaksinuar me vaksinën Pfizer

Kosova ka pranuar dje rreth 4 mijë e 600 doza të vaksinave Pfizer, dhe duket se kjo ka ndryshuar disponimin e mjekëve kosovarë sa i përket vaksinimit. Para sallës 1 tetori në Prishtinë, po pret një radhë e madhe e punëtorëve shëndetësorë për të marrë vaksinën në fjalë. Punëtorët shëndetësorë ishte raportuar se kishin hezituar […]
Para sallës 1 tetori në Prishtinë, po pret një radhë e madhe e punëtorëve shëndetësorë për të marrë vaksinën në fjalë.
Punëtorët shëndetësorë ishte raportuar se kishin hezituar të merrnin vaksinën AstraZeneca që erdhi muajin e kaluar si pjesë e programit COVAX për vendet e varfra.
Nuk dihet se sa doza vaksinash do të ndahen nëpër komuna të Kosovës, për të vaksinuar stafet respektive shëndetësore.
Me këto 4 mijë e 600 doza pritet të vaksinohen vetëm punëtorët shëndetësorë. /Periskopi












