NATO shkarkon në portin e Durrësit sasi të mëdha mjetesh në prag të manovrave

NATO shkarkon në portin e Durrësit sasi të mëdha mjetesh në prag të manovrave

Porti i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontenjerësh dhe kamionësh të mëdhenj këtë javë në prag të stërvitjeve të NATO-s. Fjala është për një përqëndrim mjetesh ushtarake që zyrtarët amerikanë thanë se nuk është parë në vendin buzë Adriatikut që nga Lufta e Dytë Botërore. Rreth 700 pajisje nga Skuadra Luftarake e Brigadës […]

Porti i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontenjerësh dhe kamionësh të mëdhenj këtë javë në prag të stërvitjeve të NATO-s. Fjala është për një përqëndrim mjetesh ushtarake që zyrtarët amerikanë thanë se nuk është parë në vendin buzë Adriatikut që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rreth 700 pajisje nga Skuadra Luftarake e Brigadës së 53-të e Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Floridës po shkarkoheshin nga anija US HNS Bob Hope në Durrës. Ato do të përdoren për dy javë trajnim që përfshijnë deri në 6,000 forca amerikane në gjashtë baza ushtarake shqiptare.

Kjo është pjesë e stërvitjeve ushtarake shumëkombëshe Defender-Europe 21 të drejtuara nga ushtria amerikane, të cilat janë përqëndruar në parandalimin e agresionit dhe ruajtjen e gatishmërisë operacionale me NATO-n dhe një numër më të madh aleatësh dhe partnerësh. Ato do të zhvillohen nga 17 maji deri më 2 qershor. “Shqipëria është një partner i vlefshëm. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u trajnuar së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë operacionale dhe duke forcuar marrëdhëniet – të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë,” tha të shtunën Tammy Muckenfuss e kontingjentit të ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, me qendër në Gjermani.

Për majorin Randall Moran, “bashkimi i të gjitha këtyre grupeve është diçka shumë e veçantë”. Zhytësit vazhdojnë të kontrollojnë thellësinë prej 7 metrash të portit. Por dy anijet mbështetëse logjistike që transportojnë automjetet mund të veprojnë në ujë të cekët dhe po punonin pa ndërprerje për të sjellë pajisjet ushtarake. Një anije ushtarake britanike do të mbërrijë gjithashtu në ditët e ardhshme.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në atë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti “një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe në rajon”.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë vlerësuan mikpritjen, ushqimin e mirë dhe bukurinë natyrore të Shqipërisë. Zonja Muckenfuss tha se “Shqipëria ka qenë një mikpritëse mahnitëse dhe i ka mirëpritur të gjithë ushtarët tanë me ngrohtësi.”/VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?