Nagavci për debatin e testimit të mësimdhënësve: Është i pabazë, s’është mjet vlerësimi

Nagavci për debatin e testimit të mësimdhënësve: Është i pabazë, s’është mjet vlerësimi

Ministrja e Arsimit,Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se debati për testim të mësimdhënëseve është artificial dhe i pabazë. Nagavci tha se sepas legjislacionit aktual, testimi nuk parashihet si mjet vlerësimi. Ajo tha se “vlerësimi i mësimdhënësve është proces i mishëruar i punës së mësimdhënësve, që nuk guxon […]

Ministrja e Arsimit,Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se debati për testim të mësimdhënëseve është artificial dhe i pabazë.

Nagavci tha se sepas legjislacionit aktual, testimi nuk parashihet si mjet vlerësimi.

Ajo tha se “vlerësimi i mësimdhënësve është proces i mishëruar i punës së mësimdhënësve, që nuk guxon të kufizohet në kohë dhe instrumente”.

Postimi i plotë:

Në situatë të pandemisë përkushtimi kryesor i joni vazhdon të jetë sigurimi i shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkollë. Prioritet i përditshëm i Qeverisë është ngritja e cilësisë në mësimdhënie. Në këto rrethana, kur pasojat e pandemisë do të jenë afatgjata në procesin arsimor, debati për testim të mësimdhënëseve është artificial dhe i pabazë.

Legjislacioni aktual përcakton me saktësi procedurat e vlerësimit të performances së mësimdhënësve në të cilat aktualisht testimi nuk parashihet si mjet vlerësimi. Përkushtimi jonë është në mirë zbatim të legjislacionit por edhe rishikim sistematik të po të njëjtit për të siguruar një proces meritor të vlerësimit të mësimdhënësve. MASHTI mbi të gjitha do të siguroj që kapacitetet profesionale të vlerësuesve nuk janë më të pakta se ato të të vlerësuarve.

Vlerësimi i mësimdhënësve është proces i mishëruar i punës së mësimdhënësve, që nuk guxon të kufizohet në kohë dhe instrumente. Vlerësimi duhet të nxis për përmirësim, bashkëpunim dhe përkrahje, dhe assesi të perceptohet si kërcënues. Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve është interes dhe i vet mësimdhënësve.

Jam e hapur për bashkëpunim e komunikim me të gjitha palët me interes përfshi dhe SBASHK-un, mirëqenia e mësimdhënësve është prioritet i të gjithëve, mirëpo kërkesa nuk bën të kthehet në kërcënim të vazhdueshëm sindikal që cenon mësimdhënien dhe mësimnxënien, këtë nuk e lejojmë për askënd.

Falënderoj të gjithë mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollave, administruesit, si dhe përfaqësues të DKA-ve për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Ju inkurajoj dhe ftoj për angazhim të përbashkët me qëllim të përmirësimit të rezultateve në arsim, në të gjitha nivelet e institucionet. Keni mbështetjen time të pa hezituar për punën që bëni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?