Musliu-Shoshi pyet Bislimin se ku është Gërvalla: Duhet të jetë edhe ajo këtu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, i caktuar për çështje të dialogut, Besnik Bislimi, po raporton në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme për takimet që kanë pasur në Bruksel javën e kaluar. Deputetetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi dhe deputetë e opozitës në këtë komision u ankuan për mungesë të materialit nga ana e zv.kryeministrit Bislimi, i cili […]
Deputetetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi dhe deputetë e opozitës në këtë komision u ankuan për mungesë të materialit nga ana e zv.kryeministrit Bislimi, i cili tha se është dërguar 15 minuta para nisjes së mbledhjes.
Musliu-Shoshi ka thënë se në këtë komision është dashur të jetë edhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
“Është dashur të jetë edhe znj. Donika Gërvalla dhe të na tregojë se çfarë është biseduar në ato takime.”, tha ajo, raporton Periskopi.
Musliu-Shoshi tha se Qeveria Kurti ka pranuar ftesë për dialog dhe jo për konsultime./Periskopi/












