Molliqaj tregon politikanin që po e ndjek si model Albin Kurti për populizëm

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Kurti po ndjek hapat e populistit kontrovers, Viktor Orban, për “betonimin e pushtetit të tij”. Ai ka përmendur “Ligjin për Zgjedhjet” si përpjekje fillestare të bërë nga Kurti, e që ishte bërë edhe nga Orban në fillimet e pushtetit të tij të denoncuar vazhdimisht nga BE-ja […]
Ai ka përmendur “Ligjin për Zgjedhjet” si përpjekje fillestare të bërë nga Kurti, e që ishte bërë edhe nga Orban në fillimet e pushtetit të tij të denoncuar vazhdimisht nga BE-ja në Hungari.
“Popullizmi autoritar i Kurtit, pasqyrim i përpiktë i Hungarisë së Orbanit.” – ka thënë z. Molliqaj, përcjell Periskopi.
Në fakt, Kurti edhe në programin e tij qeverisës ka pasur premtime të ngjashme me ato të populistët të ekstremit të djathtë, Orban.
Ai ka porositur qytetarët që t’i rezistojnë “ndërhyrjes së tillë të përçudnuar në demokracinë” e vendit.
Albin Kurti ka arritur t’i fitojë 50,28 për qind në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërkohë që ende nuk ka paraqitur planprogramin e Qeverisë së tij, kur po bëhen gati katër muaj prej ditës së zgjedhjeve. /Periskopi
Statusi i plotë i Molliqajt:
Popullizmi autoritar i Kurtit, pasqyrim i përpiktë i Hungarisë së Orbanit.
Kurti, në ditët e para të qeverisjes fillon investimin në zgjerim, thellim e betonim të pushtetit. Ai propozoi ndryshim të ligjit të zgjedhjeve ashtu që të hiqet balotazhi. Pra, një raund të zgjedhjeve “winner takes it all”. Po të njëjtën gjë, në vitin 2012, e kishte arritur ta bënte Orban në Hungari. Kështu siguronte fitore, rriste dhe koncentronte pushtetin e tij, e rrjedhimisht zhbënte demokracinë haptazi në emër të “demokracisë”.
Karakteristikë kyçe e popullistëve është fakti që me marrjen e pushtetit fillojnë ndërhyrjet e para në Ligjin për Zgjedhje dhe zgjedhjet në përgjithësi. Kështu manipulojnë e korruptojnë institucione të zgjedhjeve dhe ndërtojnë hapësirën për të arritur pushtetin absolut nën pretekstin e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Është po i njëjti rrezik që po e kanos Kosovën sot. Një ndërhyrje e tillë e përçudnuar mbi demokracinë nuk duhet të kaloj pa rezistencë.












