Mësohet se sa do të qëndrojë Kadri Veseli në Kosovë

Ish kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli mësohet se vazhdon të qëndrojë në Kosovë. Ai erdhi dje nga Haga nën përcjellje të EULEX-it dhe të Gjykatës Speciale ku po mbahet në paraburgim i dyshuar për krime lufte, pasi gjendja shëndetësore e babait të tij është rënduar. Reporteri mëson se ish kryetari i PDK-së […]
Ai erdhi dje nga Haga nën përcjellje të EULEX-it dhe të Gjykatës Speciale ku po mbahet në paraburgim i dyshuar për krime lufte, pasi gjendja shëndetësore e babait të tij është rënduar.
Reporteri mëson se ish kryetari i PDK-së do të qëndrojë në Kosovë tri ditë.
Pas tri ditësh, ai do të kthehet sërish në Hagë.
Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara ka konfirmuar për Reporterin se Veseli është liruar për arsye familjare, por ka thënë se ai mbetet në paraburgim.
“Për arsye personale Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka udhëzuar zyrën e regjistrimit të menaxhojë një vizitë kujdestare për [Kadri Veselin] në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuar në këtë vizitë”, ka deklaruar Griep.
Kujtojmë që gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, është e rëndë, kanë bërë të ditur nga Spitali i Mitrovicës.Ai po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.












