Me 2 miliardë dollarë në xhep: Zbulohen vendet ku u strehua turku që u tha se u arrestua në Kosovë

Me 2 miliardë dollarë në xhep: Zbulohen vendet ku u strehua turku që u tha se u arrestua në Kosovë

Arratisja e biznesmenit turk në Shqipëri Faruk Fatih Özer, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave turke.  Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në drejtim të Shqipërisë duke u ulur në Rinas në 20 Prill, ku u prit nga një çift shqiptarësh.  “EnSonHaber” shkruan se fill pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në hotel […]

Arratisja e biznesmenit turk në Shqipëri Faruk Fatih Özer, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave turke.  Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në drejtim të Shqipërisë duke u ulur në Rinas në 20 Prill, ku u prit nga një çift shqiptarësh.

 “EnSonHaber” shkruan se fill pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në hotel Mondial pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tre netë, por doli prej andej natën e dytë, pa bërë as check out dhe më pas është fshehur në shtëpinë e shoferit që e mori në aeroport pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë.

Çiftin shqiptar ai e kishte takuar një muaj më parë në Stamboll, ku ata kishin qëndruar në shtëpinë e tij, edhe pse nuk ka asnjë detaj për lidhjen mes tyre.

“EnSonHaber” raporton duke ui referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer nuk ndenji shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet së fundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmë

Mediat turke raportojnë se ai dyshohet se fshihet ende në Shqipëri, pavarësisht deklaratave të disa mediave javën e kaluar se ai mund të ishte kapur në Kosovë.

Policia sipas mediave turke ka blinduar edhe Fierin e Vlorën pasi dyshohet se Faruk Fatih Özer mund të arratiset me skaf për në Itali.

Në momentin që “Thodex” shpalli falimentimin u deklarua se ai I shkaktoi një dëm prej 2 miliard dollarësh rreth 391 mijë investitorëve, por pas deklaratës së ministrit të brendshëm u zbulua se ai ka me vete një vlerë prej 108 milion dollarësh në kriptomonedhë, të cilat mund t’i këmbejë në para përmes grupeve kriminale.

Edhe pse arratia e tij në Shqipëri është një ndër temat kryesore aktualisht në Turqi, policia shqiptare nuk ka bërë deri më tani asnjë deklaratë mbi ecurinë e kërkimeve për Faruk Fatih Özer.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?