‘Marre për një vaksinë me shku në hasëm’, flet familjari i të riut nga Podujeva që u kafshua nga gjarpri

I riu Fatbardh Hyseni nga Podujeva, është detyruar të kërkojë shërim në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi në Qendrën Klinike Universitare nuk kishte serum kundër helmimit. Familjari i Fatbardhit tregoi që për të marrë atë serum ishin edhe në FSK, mirëpo as aty nuk kishte. Tutje, ai bëri apel ministrit të Shëndetësisë, Arben […]
Familjari i Fatbardhit tregoi që për të marrë atë serum ishin edhe në FSK, mirëpo as aty nuk kishte.
“Marre për popull, për ni vaksinë me shku në hasëm“, u shpreh ai.
“Te FSK jam shku, jom hi aty, më kanë prit shumë mire. Faleminderit prej FSK-së, në Emergencë Prishtinë nuk ja di për faleminderit. I bëj apel ministrit Arben Vitisë që të kqyr per popull mos të kqyr për veti.
Nuk ka pas as te FSK serum. E kemi dërgu në spitalin e Mitrovicës së Veriut, u ndal aty, e ka marrë gjilpanën kundër helmimit të gjakut.
Gjendja është më mirë, sa e majn në spital nuk e di as vet. Marre për popull, për ni vaksinë me shku në hasëm. S’kom gjet kerkun as në barnatore. Bëj apel që harxhimet Fatbardhit të ja paguaj shteti jonë“, tha familjari i të riut për Kanal 10.












