Lufta në Tigray: Trupat po hahen nga hienat, vajzat po përdhunohen publikisht, bota të veprojë

Lufta në Tigray: Trupat po hahen nga hienat, vajzat po përdhunohen publikisht, bota të veprojë

Një murgeshë etiopiane, që donte të mbetej anonime shkaku i sigurisë së saj, po punon në Mekelle, kryeqytetin e Tigrayit, dhe në zonat përreth, duke ndihmuar disa prej dhjetëra mijëra njerëzve të zhvendosur pas luftimeve që shpërthyen në këtë rajon. Artikull i The Guardian, përkthyer në shqip nga Periskopi.  “Pas këtyre muajve të fundit, jam […]

Një murgeshë etiopiane, që donte të mbetej anonime shkaku i sigurisë së saj, po punon në Mekelle, kryeqytetin e Tigrayit, dhe në zonat përreth, duke ndihmuar disa prej dhjetëra mijëra njerëzve të zhvendosur pas luftimeve që shpërthyen në këtë rajon.

Artikull i The Guardian, përkthyer në shqip nga Periskopi. 

“Pas këtyre muajve të fundit, jam e lumtur që jam gjallë. Duhet të jem në rregull. Shumicën e kohës shkojmë te kampet e personave të zhvendosur dhe në qendrat komunitare ku janë këta njerëz. Ata janë keq.”

“Krahasuar me vendet tjera, Mekelle është më mirë, edhe pse do ta vlerësoja kaotik meqë 40 deri në 65 njerëz po flejnë në një dhomë. Për 3000 deri në 6000 njerëz, ka vetëm katër tualete për burra dhe katër për gra. Higjiena është tepër e keqe, nuk ka ujë. Ushqimi dhe ilaçet… janë të zorshme të gjenden.”

“Njerëzit kanë qenë këtu për katër muaj dhe ende nuk kanë as batanije për t’u mbuluar, e numri i tyre po rritet çdo ditë, gati 100 vijnë çdo ditë prej pjesëve më të këqija të rajonit. E kështu kërkesat nuk përmbushen me furnizime. Komuniteti, njerëzit këtu, po provojnë të na ndihmojë por kanë shumë pak për të ndarë me njëri-tjetrin. Asnjëri nuk mund të tërheq para nga bankat, nuk ka biznese që po operojnë. E megjithatë, çkado që kanë, e ndajnë.”

“Ndodhi tepër shpejt. Për ne, kjo është shokuese. Aq shpejt. Ne kishim jetë normale, gjërat po përmirësoheshin – qendrat e mjekësisë, programet për arsim. Ne i kishim 24 mijë fëmijë dhe planifikonim ta zgjeronim programin e ushqimit të tyre nëpër shkolla. Por e gjithë ajo u desh të ndalej për shkak të koronavirusit. E më pas, si për një ditë, ndodhi lufta. Për tre muajt e fundit po provojmë t’i ushqejmë diku 25 mijë të zhvendosur në 23 qendra; disa janë larg Mekelles. Shumë shumë prej tyre janë dhunuar.”

“Ka pasur disa indikatorë në fund të vitit të kaluar: rrugët po mbylleshin, buxheti në disa zona ishte shkurtuar dhe nuk kishim mbështetje më nga qeveria qendrore. Shumë poshtërime po ndodhnin. Po ndodhte shumë diskriminim, por lufta? Lufta veç kur kërciti.

“Njerëzit janë traumatizuar. Disa prej tyre kanë humbur anëtarët e ngushtë të familjes. Njerëzit janë brengosur se ku i kanë anëtarët e familjes. Disa janë ende në pyll. Shtëpitë e tyre janë zënë. Janë të brengosur, me ankth, me tërbim. Janë seriozisht të brengosur për të ardhmen.

“Kam takuar një të moshuar që ishte zhvendosur tri herë brenda jetës, dhe gjithmonë shkaku i luftërave etnike, por për të rinjtë, 30 a 40 vjeçarë, kjo është situatë krejt e re. Unë jam 48 vjeçare dhe kurrë s’e kam përjetuar ndonjë luftë. Është shumë e çuditshme dhe frikësuese. Vërtet kjo ju fut në errësirë.

“Kur mendoj për jetët tona para një viti, kishim paqe dhe shenja të zhvillimit në të gjitha zonat, në sisteme të komunikimit, të ujitjes. Ishte shumë frymëzuese, na jepte shpresë. Por tash të gjitha spitalet janë sulmuar, apo janë shkatërruar. Tash e gjithë ajo duket histori. Në vetëm pak muaj.

“Në Mekelle bombardimet nuk janë ndalur. Trupat po lihen që të hahen prej hienave, pa mundur as të varrosen me dinjitet.

“Dhunimet po ju ndodhin edhe vajzave të reja, prej 8 vjeç e deri në 72. Është aq e shpërndarë, sepse e shoh gjithkah, me mijëra. Dhunimi bëhet në publik, para familjes, burrave, para gjithkujt. Ju prehen këmbët dhe duart.

“Ju hamendeni se a janë njerëz njerëzit që po e bëjnë këtë gjë. Nuk e di kush po i trajnon ata.

“Qoftë edhe nëse janë nga Eritrea apo nga Etiopia. Tragjike. Është me qëllim. Janë mbi 70 mijë civilë nën sulm. Sa shumë plaçkitje, luftime, dhunime. Të gjithë duke shënjestruar civilët. Brutaliteti, vrasjet, sulmet.

“Ne jemi të izoluar, të vetmuar, të neglizhuar. Nëse bota nuk preket dhe nuk ndërmerr veprim ndaj këtyre mizorive, duhet të pyesni pse. E gjithë kjo vuajtje është tmerruese.

“S’e di se çka është më keq, të vdesësh nëpër kaçube nga uria, apo në burg, apo të vritesh me armë. Të rinjtë janë shumë të frikësuar.

“Bota duhet t’i dënojë vrasjet e civilëve.

“Do të doja t’i thoja botës: në shekullin 21 nuk duhet që askush të vdes nga uria kur bota mund të marrë ndonjë veprim. Kushdo që mund të ndihmojë, le ta bëj pa pritur asnjë sekond. Çdokush në botë duhet të veprojë, ta dënojë këtë gjë. E di që mund të bëhet. Duhet të ekzistojë dikush që mund ta bëj, e ta bëj shpejt.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?