Latifi: Kurti t’ia jap disa leksione disiplinimi Gërvallës

Blerim Latifi, analist ka reaguar pas deklaratave të fundit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, duke shtruar disa pyetje rreth situatës së krijuar. Ai mendon se Albin Kurti duhet t’ia jap disa leksione disiplinore Gërvallës. Ja reagimi i plotë: Derisa homologët e saj merren me luftën për të siguruar vaksina për qytetarët e […]
Blerim Latifi, analist ka reaguar pas deklaratave të fundit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, duke shtruar disa pyetje rreth situatës së krijuar.
Ai mendon se Albin Kurti duhet t’ia jap disa leksione disiplinore Gërvallës.
Ja reagimi i plotë:
Derisa homologët e saj merren me luftën për të siguruar vaksina për qytetarët e tyre, ministrja jonë e punëve të jashtme merret me urrejtjen e saj personale për kundërshtarët e saj politikë. Derisa homologët e saj bëjnë ç’është e mundur për ta mbrojtur vendin e tyre në arenën ndërkombëtare, madje edhe në çështje kur nuk kanë të drejtë, ministrja jonë e punëve të jashtme, pa iu dridhur fare çerpiku, të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës i futë në një thes, siç në fakt e do edhe vetë Serbia, e cila ka 20 vjet që lufton për të relativizuar krimet e saj në Kosovë. Vërtet nuk e kuptoj dot se pse ministrja jonë e punëve të jashtme po e bën këtë. A është në pyetje injoranca e saj diplomatike? A është në pyetje pafuqia e saj që ndjenjat e saj personale t’ia nënshtrojë kërkesave të detyrës zyrtare që ka? A kemi kemi të bëjmë me diçka tjetër? Këtë nuk mund ta them me siguri, por me siguri mund ta them se është koha që kryeministri Kurti t’ia japë disa leksione të mira disiplinimi.












