Lajçak kundër Non-Paperit të parë që bashkon Kosovën me Shqipërinë: Provokon luftë

Emisari Special i BE-së për negociatat Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka folur për “Non-Paperin” e parë të publikuar gjatë muajit mars, e i cili u raportua se ishte përgatitur nga Sllovenia. Lajçak ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra. Megjithatë […]
Lajçak ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra.
Megjithatë ai thotë se është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve, derisa shton se “non-paper” që parashikon ndryshime të kufijve është e rrezikshme dhe ide që provokon luftë.
“S’dua ti komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak.
Këto deklarata Lajçak i ka bërë në një bashkëbisedim të organizuar nga “Itaian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans“.
Lajçak është politikan nga Sllovakia ku ka mbajtur funksione të larta shtetërore, vend ky që nuk njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës. /Periskopi












