Kush është Mlladiqi? I dënuari për gjenocid që nisi ngjitjen ushtarake në Prishtinë

Ratko Mlladiq ka humbur apelin e tij në Gjykatën e Hagës dhe do të mbetet i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe për gjenocidin në Srebrenicë. Gjykata ka deklaruar se mbrojtja nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për ta kthyer vendimin e vitit 2017. Sidoqoftë, Mlladiq kishte pasur simpatizantë edhe në Kosovë. […]
Gjykata ka deklaruar se mbrojtja nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për ta kthyer vendimin e vitit 2017.
Sidoqoftë, Mlladiq kishte pasur simpatizantë edhe në Kosovë. E madje, edhe vitin e kaluar në zyren e kryeministrit. Si këshilltar i Albin Kurtit ishte emëruar Cvetko Veljkoviq, i cili shpërndante madje edhe këngë për Mladiqin famëkeq.

Mlladiq është dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë për gjenocid (po e përsërisim, GJENOCID), krime lufte dhe krime kundër njerëzimit me dënim me BURGIM TË PËRJETSHËM.
78 vjeçari ishte një komandant ushtarak që kishte udhëhequr Ushtrinë e Republika Srpskas (VRS) gjatë luftërave të Jugosllavisë.
Vetëm në vitin 2011 ai ishte ektraduar në Hagë, dhe gjykimi i tij kishte nisur në maj të vitit 2012.
Luftërat e Jugosllavisë
Në qershorin e vitit 1991, Mlladiqi ishte graduar si Zëvendës-Komandant i Trupave të Prishtinës në Kosovë (asokohe, Krahina Autonome Socialiste e Serbisë) bash në kohën e tensioneve të larta mes shqiptarëve dhe serbëve.
Po në atë vit, ai ishte graduar si gjeneral major. Forcat e tij kishin marrë pjesë në Luftën e Kroacisë, më saktë gjatë operacionit Bregu-91, në përpjekjen për ta shkëputur Dalmacinë nga pjesa tjetër e Kroacisë që rezultoi si e pasuksesshme.

Në prillin e vitit 1992, Mlladiqi ishte promovuar si gjeneral lejtnant kolonel. Më 2 maj të 1992-s, vetëm një muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Mlladiqi me gjeneralët e tij e kishin bllokuar qytetin e Sarajevës, duke ndaluar krejtësisht trafikun, ashtu si edhe ujin e elektricitetin. Kjo ngjarje nisi betejën katër-vjeçare të Sarajevës, beteja më e gjatë e rrethimit të një qyteti në kohën moderne.
Qyteti ishte bombarduar me predha dhe qytetarët qëlloheshin nga snajperistë të stërvitur.
Në qytet vlerësohet se janë vrarë 8 mijë e 300 boshnjakë vetëm nga urdhërat e Mlladiqit gjë që bën që atij t’i ngjitej nofka “Kasapi i Bosnjes”.












