Kusari-Lila: S’ma lejon kultura t’i them fjalët që Krasniqi ua tha deputetëve të VV-së

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deputetët e PDK-së kanë fyer, ofenduar dhe sharë në drejtim të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se Faton Peci është ngritur në këmbë vetëm për ta mbrojtur Ministren e Punëve të Jashtme, Donika […]
Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deputetët e PDK-së kanë fyer, ofenduar dhe sharë në drejtim të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se Faton Peci është ngritur në këmbë vetëm për ta mbrojtur Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Nuk mund t’i them fjalët që Memli Krasniqi i ka drejtuar në drejtim të deputetëve. Nuk ma lejon kultura dhe nuk janë fjalë që duhet të thuhen publikisht. Memli Krasniqi ka treguar që nuk e ka nivelin minimal të mirësjelljes në fjalët që i ka drejtuar në veçanti ndaj grave deputete të Vetëvendosjes dhe ministres Gërvalla. Bërtimat, sharjet, fyerjet dhe ofendimet nga vendi ku ishte janë diçka e padëgjuar për mua në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e PDK-së në dalje intensifikuan fyerjet, sharjet, ofendimet dhe kërcënimet ndaj ministres Gërvalla dhe Faton Peci është ngritur në këmbë për të thënë se nuk mund të silleni në këtë mënyrë me një grua, gjegjësisht ministre. Faton Peci është ngritur në këmbë për t’i dalë në mbrojtje dhe pastaj sharjet kanë eskaluar në shkallën ku ka filluar edhe grumbullimi i deputetëve të tjerë”.












