Kusari-Lila përmend ‘dramat’ në Kuvend të LDK’së e PDK’së, harron dhunën e VV’së

Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje ka deklaruar se deputetët e ministrat e Vetëvendosjes u fyen në sallën e Kuvendit dhe kështu edhe eskaloi situata, transmeton Periskopi. Ajo përmendi situata tensionuese në Kuvend edhe në të kaluarën, duke aluduar në PDK e LDK, por duke harruar dhunën në Kuvend të Vetëvendosjes. ‘Kush e promotoi e instaloi Specialen […]
Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje ka deklaruar se deputetët e ministrat e Vetëvendosjes u fyen në sallën e Kuvendit dhe kështu edhe eskaloi situata, transmeton Periskopi.
Ajo përmendi situata tensionuese në Kuvend edhe në të kaluarën, duke aluduar në PDK e LDK, por duke harruar dhunën në Kuvend të Vetëvendosjes.
‘Kush e promotoi e instaloi Specialen e sot deklarohen po të njejtit, është për keqardhje. Sot të kujohet një kauzë e rreme, është e papranueshme dhe duhet që të merren masa. Kuvendi ka qenë arenë e dramave edhe të mëhershme. Ka pasë raste kur PDK e LDK kanë akuzu njër-tjetrin për vrasje e kanë vazhduar qeverisjen’’, shton ajo.












