Kurti takon nipin e kryeministrit të Greqisë: Vlerëson marrëdhëniet me këtë shtet

Kryeministri Albin Kurti bashkë me vartësin e tij Arben Vitia kanë takuar kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis që dje ishte në takim te Shpend Ahmeti. Bakoyannis uroi Kurtin për zgjedhjen kryeministër dhe për “stabilitetin në vend që ka sjellë fitorja në zgjedhjet”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. “Kryeministri Kurti e vlerësoi […]
Bakoyannis uroi Kurtin për zgjedhjen kryeministër dhe për “stabilitetin në vend që ka sjellë fitorja në zgjedhjet”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri Kurti e vlerësoi nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim. Kryetari Bakoyannis shprehu bindjen se zbatimi i reformave të nevojshme në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e BE-së, do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës. Ai përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. U bisedua për gjendjen në ballafaqim me pandeminë COVID-19, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt”, thuhet tutje.
Greqia edhe më tej nuk ka njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës, por vazhdimisht ka mbajtur relacione më të afërta se sa katër shtetet e tjera mos-njohëse të Bashkimit Evropian.
Bakoyannis është i lidhur ngushtë me pushtetin grek. Daja i tij është kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e gjyshi nga dajtë është ish kryeministri i tij Konstantinos Mitsotakis./Periskopi












