Kur është i varur e kur i pavarur nga Kurti? Përgjigje interesante nga Besnik Bislimi

Kur është i varur e kur i pavarur nga Kurti? Përgjigje interesante nga Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi derisa ka raportuar në Komisionin për Politikë të Jashtme ka deklaruar se nuk do të ketë dialog teknik, por politik. Ai para anëtarëve të komisionit ka përmendur disa nga parimet e dialogut, duke theksuar se nuk do të ri negociojnë marrëveshjet, nuk do të krijohet shtresë e re e qeverisjes […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi derisa ka raportuar në Komisionin për Politikë të Jashtme ka deklaruar se nuk do të ketë dialog teknik, por politik.

Ai para anëtarëve të komisionit ka përmendur disa nga parimet e dialogut, duke theksuar se nuk do të ri negociojnë marrëveshjet, nuk do të krijohet shtresë e re e qeverisjes në Kosovë dhe se nuk diskutohet për çështjet e brendshme.

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj ka pyetur Bislimin se çfarë mund të mendojë Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave, ndërkohë që krerët e shtetit flasin për korrupsion dhe krim.

“A do të fillohet me dialog teknik apo politik. A do të raportoni dhe a do i bëni transparente ato agjenda sepse kësaj here nuk ka qenë publike”, ka pyetur Kadriaj
Ndërsa, Bislimi tha se do të ishte naivitetet që të mendohet se nuk ka korrupsion e krim në Kosovë.

“Kurti mi dikton objektivat. Për nga qëllimi unë jam i varur nga kryeministri. Për nga instrumentet jam i pavarur. Kur mendoj që publikimi i ndonjë informate cenon objektivin, nuk e publikoj[…]naiviteti më i madh kishte me qenë nëse thuhet se në Kosovë nuk ka korrupsion. Me atë naivitet janë fituar 50 përqind e ju 7 përqind”, ka deklaruar ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Holanda dhe Franca janë dy vende të cilat e kundërshtojnë një gjë të tillë, por jo vetëm.

“Jo zyrtarisht na është thënë që duhet të punojmë edhe me Danimarkën dhe Belgjikën, por na është thënë jo zyrtarisht”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë që mbledhja e komisionit po vazhdon e mbyllur, me kërkesën e Besnik Bislimit, për diskutimin e temave të cilat janë të ndjeshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?