Kreu i AAK-së dëshmitar në pajtimin e dy familjeve në hasmëri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë dëshmitar i zgjatjes së dorës së pajtimit mes familjes Hadërgjonaj dhe Osmanaj. Ai ka thënë se të falësh është nder dhe trimëri. “Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes […]
Ai ka thënë se të falësh është nder dhe trimëri.
“Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të falësh është burrëri, nderë e trimëri!
Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi.
Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë!
RH












