Konjufca uron besimtarët ortodoks për Pashkët

Me rastin e Festës së Pashkëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka uruar besimtarët ortodoks. “Uroj që Festa e Pashkëve ortodoks, kjo ditë e shenjtë, e cila në vetvete përmban ripërtëritjen e besimit tek ringjallja, të sjellë shëndet, mirësi e gëzim dhe të ringjallë në zemrat tuaja lumturi e dashuri për njëri-tjetrin. Po […]
“Uroj që Festa e Pashkëve ortodoks, kjo ditë e shenjtë, e cila në vetvete përmban ripërtëritjen e besimit tek ringjallja, të sjellë shëndet, mirësi e gëzim dhe të ringjallë në zemrat tuaja lumturi e dashuri për njëri-tjetrin. Po ashtu solidariteti, humanizmi, paqja, toleranca dhe besimi i ndërsjellë, si virtyte dhe vlera shoqërore, të jenë lajtmotiv mbizotërues mes nesh. Gëzuar për shumë mote Pashkët ortodokse”, thuhet në urim.












